Ndihmëzat kryesuese për t’u bërë i mençur lidhur me privatësinë

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Disa sajte e ndjekin sjelljen tonë në Internet, për ta bërë më të personalizuar punimin tonë në Internet. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo mund të na vërë në rrezik, pasi të dhënat tona mund të hapen dhe përdoren nga palë të treta, pa dijeninë tonë.

Nuk ka pse të sakrifikoni privatësinë sa herë që punoni në Internet. Ja disa ndihmëza për t’ju ndihmuar të kontrolloni cilat të dhëna ruhen, gjurmohen apo ndahen me të tjerët.

Mos Më Gjurmo: Thuajuni sajteve të reshtin gjurmimin tuaj

Veçoria Mos Më Gjurmo u thotë sajteve - dhe rrjeteve të tyre - se nuk doni që sjellja juaj në Internet të gjurmohet dhe të dhënat e përftuara prej kësaj të ndahen me të tjerë. Mozilla po ndihmon gjithnjë e më tepër kompani të sendërtojnë veçorinë Mos Më Gjurmo.

Mos Më Gjurmo mund të kihet te Firefox-i për desktop, Firefox-i për Android dhe Firefox OS-i.

Shfletim Privat: Mos ruani regjistrim të veprimtarisë suaj në Internet

Kur përdorni një kompjuter bashkë me persona të tjerë, ndiqni këto ndihmëza që të dhënat tuaja, të tilla si historik shfletimi dhe kredenciale hyrjesh nëpër llogarira, të jenë private:

  • Përdorni mënyrën Shfletim Privat që të parandaloni ruajtjen në kompjuter dhe përdorimin nga të tjerët të historikut tuaj të shfletimit, parapëlqime sajtesh dhe kredenciale hyrjesh. Shfletimi Privat bllokon gjithashtu cookies, duke penguar mashtrues dhe përgjues të ndjekin veprimtarinë tuaj nëpër sajte.
private browsing - fx29 - win8private browsing - fx29 - macprivate browsing - fx29 - linux
  • Nëse harroni të përdorni mënyrën Shfletim Privat në një kompjuter të përbashkët, mos u shqetësoni. Mundeni të përdorni butonin Harroje forget button gray për të fshirë shpejt e shpejt të dhënat tuaja më të freskëta pa prekur gjërat e tjera.
forget controls

Lightbeam: Shihni se kush ju vëzhgon

Kur vizitoni një sajt, a e dini se sa kompanive po u jepni të dhëna nga tuaja?

Lightbeam është një shtesë Mozilla që ju tregon se me sa kompani është lidhur shfletuesi juaj, teksa shfletoni në Internet. Njohja e kësaj ju lejon të merrni vendime të peshuara lidhur me veprimtarinë tuaj në Internet.

lightbeam

Vizitoni faqen e Lightbeam-it që të instaloni shtesën dhe të hidhni një rreze drite mbi ata që ju vëzhgojnë.

Më tepër shtesa privatësie

Mundësitë tuaja nuk mbarojnë këtu. Për Firefox-in ka mijëra shtesa të gatshme për të mbrojtur privatësinë tuaj! Zgjidhni prej shtesash që bllokojnë reklama apo gjurmues, e deri te të tilla që u parandalojnë motorëve të kërkimit të modifikojnë përfundimet e kërkimeve tuaja.

Shihni koleksionin Shtesa Privatësie.

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër