Vetëplotësim formularësh | Si të

Vetëplotësim formularësh

Firefox-i mund të mbajë mend çfarë jepni në formularë nëpër faqe web, të njohura edhe si fusha teksti. Pasi keni dhënë diçka në një formular në një faqe web (fjala vjen, në një kuti kërkimesh), herës tjetër që do të vizitoni atë faqe, ato që dhatë dikur do të jetë e mundur t'i ripërdorni.


Përdorimi i Vetëplotësimit të Formularëve

Për të përdorur në një formular të ri gjëra që i keni dhënë një herë:

  1. Shtypni te fusha e formularit ca nga shkronjat e para të zërit përkatës. Firefox-i do të shfaqë një menu hapmbyll me ato çka keni shtypur më parë në një fushë të ngjashme të një formulari tjetër.
    • Duke shtypur tastin Shigjetë poshtë, kur fusha është e zbrazët, mund të shihni një listë të krejt zërave të depozituar për një fushë të dhënë formulari.
  1. Shtypni tastin Shigjetë poshtë për të përzgjedhur zërin që doni të ripërdorni. Shtypni EnterReturn kur të jetë theksuar zëri i duhur. Teksti i zërit do të duket te fusha e formularit. Mund të përdorni po njësoj klikimin me mi mbi zërin.


Fshirja e zërave të veçantë formularësh

Nëse doni të hiqni nga historiku i Firefox-it një prej zërave të plotësuar dikur në një formular:

  1. Klikoni te fusha e formularit dhe shtypni tastin Shigjetë poshtë që të shfaqni krejt zërat e ruajtur. Mundeni të shtypni ca nga shkronjat e para të zërit, që të kufizoni numrin e zërave që shfaqen te lista.
  2. Përdorni tastin Shigjetë Poshtë ose kursorin që të theksoni zërin që doni të fshihet.
  3. Shtypni Shift+Delete. Zëri do të hiqet.

Këto hapa mund t'i përsërisni për çfarëdo zëri për një fushë të dhënë.


Pastrimi i historikut të formularit

Nëse doni që Firefox-i të harrojë krejt zërat tuaj të dikurshëm për formularë:

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menusë, klikoni mbi menunë Mjete, dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundmi.... Do të shfaqet një kuti dialogjesh.
  2. Te kutia e dialogjeve, caktoni për Interval kohor për pastrim: Gjithçka.
  3. Klikoni te tasti Shigjetë Poshtë në krah të Hollësive, për t'u siguruar që shenjë ka vetëm te Historik Formularësh & Kërkimesh.
  4. Klikoni Pastroje Tani. Kutia e dialogjeve do të zhduket dhe historiku juaj i formularëve do të fshihet.
  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menusë, klikoni mbi menunë Mjete, dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundmi.... Do të shfaqet një kuti dialogjesh.
  2. Te kutia e dialogjeve, sigurohuni që shenjë ka vetëm te Historik Formularësh të Ruajtur dhe Kërkimesh.
  3. Klikoni Pastroji Të dhënat Vetjake Tani. Kutia e dialogjeve do të zhduket dhe historiku juaj i formularëve do të fshihet.


Parandalojani Firefox-it ruajtjen e zërave për formularë

Nëse nuk doni që Firefox-i të mbajë mend çfarë jepni nëpër fusha formularësh, mund ta çaktivizoni mekanizmin e vetëplotësimit të formularëve:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Përzgjidhni panelin Vetësi.
  3. Zgjidhni për Firefox-i: Do të përdorë rregullime vetjake për historikun.
  4. Hiqeni shenjën prej kutisë ku thuhet Mba mend historik kërkimesh dhe formularësh.
  5. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve .
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Përzgjidhni panelin Vetësi.
  3. Hiqeni shenjën prej kutisë ku thuhet Mba mend çfarë jap nëpër formularë dhe shtyllë kërkimesh.
  4. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve .

Çaktivizimi i historikut të formularëve e pengon gjithashtu Firefox-in të ruajë historik kërkimesh për shtyllën e Kërkimeve te Paneli i Lundrimit.

Diagnostikim

Nëse shihni se Firefox-i nuk i ruan zërat e dhënë në formularë dhe se nuk mund t'i ripërdorni ata, ju lutem lexoni artikullin Zërat e vetëplotësimit të formularëve nuk po ruhen.



Bazuar në të dhëna nga Deleting autocomplete entries (mozillaZine KB)

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.
Merrni asistencë për një tjetër platformë:
Personalizojeni këtë artikull

Firefox