Përdorni një Fjalëkalim të Përgjithshëm që të mbroni të dhëna hyrjesh dhe fjalëkalime të depozituara

Firefox-i mund t'i ruajë emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet që përdorni për të hyrë në shërbime në linjë, të tilla si banka apo sajte web email-esh. Nëse e përdorni kompjuterin edhe me dikë tjetër, këshillohet të përdorni një fjalëkalim të përgjithshëm.

Pasi ta keni caktuar një fjalëkalim të përgjithshëm, do t'ju kërkohet ta jepni atë, sapo Firefox-it t'i duhet të hyjë në fjalëkalimet e depozituara nga ju.
Master Password - Win1

Shënim: Pasi të keni caktuar një fjalëkalim të përgjitshëm, lypset ta jepni herën e parë që ruani një fjalëkalim të ri ose hiqni fjalëkalime dhe sa herë që shfaqni fjalëkalimet tuaja, për çdo sesion Firefox-i.

Përcaktimi i një fjalëkalimi të përgjithshëm

Si parazgjedhje, Firefox-i nuk përdor fjalëkalim të përgjithshëm për mbrojtjen e të dhënave që keni depozituar për hyrje. Që të përcaktoni një fjalëkalim të përgjithshëm:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Kliokoni mbi panelin Siguri.
  3. I vini shenjë Përdor një fjalëkalim të përgjithshëm.Master Password - Win2
    Do të shfaqet dialogu Ndryshoni Fjalëkalimin e Përgjithshëm.
  4. Jepni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm. Matësi i cilësisë së fjalëkalimeve do të tregojë shkallën e vështirësisë së hamendësimit të fjalëkalimit. Që të krijoni një fjalëkalim cilësor, fjalëkalimi juaj i përgjithshëm do të duhej të përmbante sa vijon:
    • Të paktën një shkronjë të madhe.
    • Një ose më tepër shifra.
    • Të paktën një shenjë jo alfanumerike, të tillë si: @ # $ % ^ & * ( ).
    • Gjithashtu, mos harroni të përdorni si fjalëkalimin tuaj diçka që është e lehtë të mbahet mend, por e vështirë për ta hamendësuar të tjerët, për të bërë të mundur që ju, dhe vetëm ju, të jeni në gjendje ta rikujtoni këtë informacion të sigurt. Për më tepër të dhëna rreth zgjedhjes së fjalëkalimeve, shihni Krijoni fjalëkalime të sigurt, që ta mbani të parrezikuar identitetin tuaj.
  5. Jepeni edhe një herë fjalëkalimin tuaj që të ripohoni se mund ta jepni pa gabime.Master Password - Win3
  6. Që të caktohet si fjalëkalim i përgjithshëm, klikoni mbi OK.
  7. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.

Heqja e fjalëkalimit të përgjithshëm

Nëse nuk e doni më fjalëkalimin e përgjithshëm, mund ta hiqni në çfarëdo kohe:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni mbi panelin Siguri.
  3. Hiqjani shenjën Përdor një fjalëkalim të përgjithshëm. Do të shfaqet dialogu Hiqni Fjalëkalimin e Përgjithshëm.
  4. Jepni fjalëkalimin e tanishëm që të ripohoni se e keni autorizimin e nevojshëm për heqjen e tij.
  5. Klikoni mbi Hiqe.
  6. Klikoni mbi OK te dialogu që shfaqet, për të ripohuar heqjen e tij.
  7. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.

Ndryshimi i fjalëkalimit të përgjithshëm

Mundet edhe ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm, në çfarëdo kohe:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni mbi panelin Siguri.
  3. Klikoni Ndryshoni Fjalëkalimin e Përgjithshëm.
  4. Jepni fjalëkalimin e tanishëm që të ripohoni se e keni autorizimin e nevojshëm për ndryshimin e tij.
  5. Jepeni dy herë radhazi fjalëkalimin e ri të përgjithshëm.
    • Lënia e zbrazët e dy fushave e heq fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm.
  6. Që të pranohet fjalëkalimi i përgjithshëm i ndryshuar, klikoni mbi OK.
  7. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.




Bazuar në informacione nga Master password (mozillaZine KB)

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër