Skeda të Fiksuara - mbajini sajtet tuaj web të parapëlqyer hapur dhe vetëm një klikim larg | Si të

Skeda të Fiksuara - mbajini sajtet tuaj web të parapëlqyer hapur dhe vetëm një klikim larg

Skedat e Fiksuara ju lejojnë të mbani përherë hapur zbatimet tuaja të parapëlqyera web, të tilla si Facebook, Gmail dhe Twitter, hapur dhe një klikim larg jush. Skedat e Fiksuara janë të vogla, nuk mbyllen dot aksidentalisht dhe hapen vetvetiu, kur nisni Firefox-in. Ky artikull merret me veçoritë e Skedave të Fiksuara dhe do t'ju tregojë si t'i përdorni ato.

==Pse do të duhej të përdorja Skeda të Fiksuara? Interneti sot është plot sajte web që më tepër i përdorim si programe, se sa si faqe statike. Sajte popullorë, si Facebook dhe Gmail janë shembuj të tillë – përdoren për të kryer punë (ose për të shmangur kryerjen e një veprimi), përditësojnë vetveten dhe ju njoftojnë kur kanë ndryshime. Skedat e Fiksuara ju lejojnë ta fiksoni një sajt web të tillë në anën e majtë të Shtyllës së Skedave, që ta keni gjithmonë hapur e të gatshëm. App Tab example

Si ta krijoj një Skedë të Fiksuar?

Rruga më e lehtë për të parë se sa të dobishme janë Skedat e Fiksuara, është të krijohet një e tillë.

  1. DjathtasklikoniControl-klikoni mbi skedën që doni ta fiksoni dhe prej menusë përzgjidhni Fiksoje Skedën.


Provojeni: Provoni të shndërroni një nga sajtet tuaj të parapëlqyer web (email, radio internet, rrjete shoqërorë) në një Skedë të Fiksuar. Janë të kollajta për t'u krijuar dhe super të dobishme.

Si ta heq një Skedë të Fiksuar?

Kthimi i një Skede të Fiksuar në një skedë të zakonshme është i thjeshtë.

  1. DjathtasklikoniControl-klikoni mbi Skedën e Fiksuar dhe përzgjidhni prej menusë zërin Çfiksoje Skedën.

Nga ndryshojnë Skedat e Fiksuara nga skedat normale?

  • Skedat e Fiksuara janë të vockla – shfaqin vetëm ikonën e sajtit, jo titullin e tij – dhe gjenden në anën e majtë të Shtyllës së Skedave.
  • Skedat e Fiksuara nuk kanë buton mbylljeje, kështu që nuk mund t'i mbyllni aksidentalisht.
    • Mundeni t'i mbyllni duke djathtasklikuarControl-klikuar mbi to dhe duke përzgjedhur prej menusë zërin Mbylle Skedën.
  • Skedat e Fiksuara ju njoftojnë me një theksim në ngjyrë blu, kur ka ndryshime në to.
    • Nëse e keni bërë, për shembull, Gmail-n një Skedë të Fiksuar, dhe jeni duke përdorur një skedë tjetër, skeda juaj e Gmail-it do të ndriçojë, kur të merret një email i ri.
  • Krejt Skedat e Fiksuara që keni caktuar, do të hapen si Skeda të Fiksuara, kur të rinisni Firefox-in.
  • Lidhjet për te të tjerë sajte web hapen në skeda të reja, e kështu Skeda juaj e Fiksuar nuk preket.
    • Mjaft zbatime web, fjala vjen Facebook-u, e bëjnë tashmë këtë, por një Skedë e Fiksuar do ta bëjë këtë edhe kur sajti web nuk është regulluar për të bërë një gjë të tillë.

Skedat e Fiksuara në Grupe Skedash

Grupe Skedash (e njohur edhe si Panorama) janë një rrugë e bukur për të sistemuar dhe grupuar skedat tuaja. Te dritarja e Grupeve të Skedave, Skedat tuaja të Fiksuara përfaqësohen nga ikona e sajtit, në të djathtë të secilit Grup Skede.

Kam probleme

Skedat e Zbatimeve ju lejojnë të mbani përherë hapur zbatimet tuaja të parapëlqyera web, të tilla si Facebook, Gmail dhe Twitter, hapur dhe një klikim larg jush. Skedat e Zbatimeve janë të vogla, nuk mbyllen dot aksidentalisht dhe hapen vetvetiu, kur nisni Firefox-in. Ky artikull merret me veçoritë e Skedave të Zbatimeve dhe do t'ju tregojë si t'i përdorni ato.

Shënim: Në versionin më të ri të Firefox-it, Skedat e Zbatimeve quhen Skeda të Fiksuara.

==Pse do të duhej të përdorja Skeda Zbatimesh? Interneti sot është plot sajte web që më tepër i përdorim si programe, se sa si faqe statike. Sajte popullorë, si Facebook dhe Gmail janë shembuj të tillë – përdoren për të kryer punë (ose për të shmangur kryerjen e një veprimi), përditësojnë vetveten dhe ju njoftojnë kur kanë ndryshime. Skedat e Zbatimeve ju lejojnë ta fiksoni një sajt web të tillë në anën e majtë të Shtyllës së Skedave, që ta keni gjithmonë hapur e të gatshëm. App Tab example

Si ta krijoj një Skedë Zbatimesh?

Rruga më e lehtë për të parë se sa të dobishme janë Skedat e Zbatimeve, është të krijohet një e tillë.

  1. DjathtasklikoniControl-klikoni mbi skedën që doni ta shndërroni në një Skedë Zbatimesh dhe prej menusë përzgjidhni Fiksoje si Skedë Zbatimi.


Provojeni: Provoni të shndërroni një nga sajtet tuaj të parapëlqyer web (email, radio internet, rrjete shoqërorë) në një Skedë Zbatimesh. Janë të kollajta për t'u krijuar dhe super të dobishme.

Si ta heq një Skedë Zbatimesh?

Kthimi i një Skede Zbatimesh në një skedë të zakonshme është i thjeshtë.

  1. DjathtasklikoniControl-klikoni mbi Skedën e Zbatimit dhe përzgjidhni prej menusë zërin Çfiksoje Skedën.

Nga ndryshojnë Skedat e Zbatimeve nga skedat normale?

  • Skedat e Zbatimeve janë të vockla – shfaqin vetëm ikonën e sajtit, jo titullin e tij – dhe gjenden në anën e majtë të Shtyllës së Skedave.
  • Skedat e Zbatimeve nuk kanë buton mbylljeje, kështu që nuk mund t'i mbyllni aksidentalisht.
    • Mundeni t'i mbyllni duke djathtasklikuarControl-klikuar mbi to dhe duke përzgjedhur prej menusë zërin Mbylle Skedën.
  • Skedat e Zbatimeve ju njoftojnë me një theksim në ngjyrë blu, kur ka ndryshime në to.
    • Nëse e keni bërë, për shembull, Gmail-n një Skedë Zbatimesh, dhe jeni duke përdorur një skedë tjetër, skeda juaj e Gmail-it do të ndriçojë, kur të merret një email i ri.
  • Krejt Skedat e Zbatimeve që keni caktuar do të hapen si Skeda Zbatimesh kur të rinisni Firefox-in.
  • Lidhjet për te të tjerë sajte web hapen në skeda të reja, e kështu Skeda juaj e Zbatimeve nuk preket.
    • Mjaft zbatime web, fjala vjen Facebook-u, e bëjnë tashmë këtë, por një Skedë Zbatimesh do ta bëjë këtë edhe kur sajti web nuk është regulluar për të bërë një gjë të tillë.

Skedat e Zbatimeve në Grupe Skedash

Grupe Skedash (e njohur edhe si Panorama) janë një rrugë e bukur për të sistemuar dhe grupuar skedat tuaja. Te dritarja e Grupeve të Skedave, Skedat tuaja të Zbatimeve përfaqësohen nga ikona e sajtit, në të djathtë të secilit Grup Skede.

Kam probleme



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/KCAdIy

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.
Merrni asistencë për një tjetër platformë:
Personalizojeni këtë artikull

Firefox