Si t'i përshtat panelet?

(Ridrejtuar nga Si të përshtatet paneli)

Panelet e Firefox-it ofrojnë hyrje të kollajtë në anët e zakonshme. Ky artikull shpjegon si t'i përshtatni këta panele, për ta bërë Firefox-in të punojë sipas mënyrës që doni.

Si të fsheh dhe shfaq panele të ndryshëm?

Shfletuesi është i juaji — shumica e paneleve mund të shfaqen ose fshihen në varësi të nevojave tuaja:

  1. Për shfaqjen ose fshehjen e një paneli, djathtasklikonicontrol-click në një zonë të zbrazët të Shtyllës së Menuve dhe i vini ose ia hiqni shenjën te menuja hapmbyll.
  • Shtyllë Menush: Ky është paneli kryesor që përmban menutë e shfletuesit (Kartelë, Përpunim, Ndihmë, etj.).
  • Paneli i Lundrimit: Ky është paneli që përmban butona lundrimi në një site web, Shtyllën e Vendeve, Shtyllën e Kërkimeve dhe butonin Shtëpi.
  • Shiriti i Skedave: Ky është ai ku shfaqen skedat tuaja — nuk e fshihni dot.
  • Paneli i Faqerojtësve: Ky është paneli që përmban faqerojtësit e Dosjes suaj të Panelit të Faqerojtësve (për më tepër të dhëna, shihni, Panel Faqerojtësish).

c472e0fd7b48c92da121449bc1291a6a-1258907964-943-1.png

  1. Për shfaqjen ose fshehjen e një paneli, djathtasklikonicontrol-click në një zonë të zbrazët të Shiritit të Skedave dhe i vini ose ia hiqni shenjën te menuja hapmbyll.
  • Shtyllë Menush: Ky është paneli kryesor që përmban menutë e shfletuesit (Kartelë, Përpunim, Ndihmë, etj.). Nën Windows Vista dhe 7, shtylla e menuve, si parazgjedhje, është e fshehur dhe pjesët e saj gjenden te butoni Firefox. Nëse Shtylla e Menuve është e fshehur, mund ta shfaqni përkohësisht duke shtypur tastin Alt.
  • Shtyllë Menush: Ky është paneli kryesor që përmban menutë e shfletuesit (Kartelë, Përpunim, Ndihmë, etj.). Fshehja e Shtyllës së Menuve do të bëjë që të duket butoni Firefox, i cili përmban një menu të thjeshtuar.
  • Shiriti i Skedave: Ky është ai ku shfaqen skedat tuaja — nuk e fshihni dot. Si parazgjedhje, Shiriti i Skedave gjendet sipër Panelit të Lundrimit. Nëse e doni nën të, djathtasklikonicontrol-click në një zonë të zbrazët të Shiritit të Skedave dhe ia hiqni shenjën Skeda Përsipër. Për më tepër të dhëna, shihni How do I put tabs back on bottom like they used to be?
  • Paneli i Lundrimit: Ky është paneli që përmban butona lundrimi në një site web, Shtyllën e Vendeve, Shtyllën e Kërkimeve, butonin Shtëpi dhe butonin Faqerojtësa.
  • Paneli i Faqerojtësve: Ky është paneli që përmban faqerojtësit e Dosjes suaj të Panelit të Faqerojtësve (për më tepër të dhëna, shihni, Panel Faqerojtësish). Në instalime të reja të Firefox-it, Paneli i Faqerojtësve, si parazgjedhje, është i fshehur.
  • Shtyllë Skedash: Ky panel gjendet në fund të dritares së Firefox-it dhe përmban butonat e përshoqëruar me zgjerimet tuaja (nëse zhvilluesit e shtesave kanë krijuar butona të tillë). Për më tepër të dhëna, shihni Shtylla e Shtesave ju lejon adminstrim të shpejtë të shtesave.

Toolbars - win1 Toolbars - mac1 Toolbars - lin1

Si t'i përshtas dhe risistemoj elementet e një paneli?

Te panelet e Firefox-it, elementët mundeni t'i shtoni, hiqni, risistemoni kollaj.

  1. DjathtasklikoniControl-click në një zonë të zbrazët të Shiritit të Skedave, përzgjidhni Përshtatini...DjathtasklikoniControl-click në një zonë të zbrazët të Shtyllës së MenuvePanelit të Lundrimit, përzgjidhni Përshtatini... dhe do të hapet dritarja Përshtatni Panelin.
  2. Tërhiqni dhe vini, risistemoni elementë. Për një shpjegim të secilit element, shihni Elementë Paneli Lundrimi.
    • Për të shtuar një element te një panel, tërhiqeni prej dritares Përshtatje Paneli te paneli në të cilin doni që të shfaqet.
    • Për të hequr një element nga paneli, tërhiqeni drejt dritares Përshtatje Paneli.
    • Për të lëvizur një element brenda panelit, tërhiqeni deri atje ku doni që të duket.
  3. Kur të keni përfunduar së bëri ndryshimet, klikoni U bë që të mbyllet dritarja Përshtatje Paneli.


c472e0fd7b48c92da121449bc1291a6a-1258911741-862-1.png

Toolbars - win2 Toolbars - mac2 Toolbars - lin2

Provojeni: Provoni të eksperimentoni me sistemime të ndryshme për panelet tuaj. Duke klikuar mbi butonin Rikthe Grupin Parazgjedhje te dritarja Përshtateni Panelin, mund të ktheni kur të doni rregullimet parazgjedhje për panelet.

Mundësi dukjeje ikonash

Në fund të dritares Përshtateni Panelin, ka mundësi shtesë për ndryshimin e dukjes së ikonave te panelet tuaj:

  • Shfaq: Që prej menusë hapmbyll Shfaq mund të zgjidhni çfarë të shfaqet te panelet — Ikona, Tekst, ose Ikona dhe Tekst tok. Si parazgjedhje, Firefox-i shfaq vetëm Ikona.
  • Përdor Ikona të Vogla: I vini shenjë kësaj mundësie që ta bëni panelin më të vogël.

Si mund të krijoj panele ekstra?

Te panelet ekzistues ka boll vend ku të shtohen elementë. Megjithatë, nëse keni nevojë për më tepër vend, ose do të donit të krijonit një panel për një qëllim të veçantë, mund të shtoni një panel në këtë mënyrë:

  1. DjathtasklikoniControl-click në një zonë të zbrazët të Shiritit të Skedave, përzgjidhni Përshtatni...DjathtasklikoniControl-click në një zonë të zbrazët të Shtyllës së MenuvePanelit të Lundrimit, përzgjidhni Përshtatni... dhe do të hapet dritarja Përshtatni Panelin.
  2. Në fund të dritares Përshtatni Panelin, klikoni mbi butonin Shtoni Panel të Ri dhe do të hapet dritarja Panel i Ri.
  3. Te dritarja Panel i Ri, jepni emrin për panelin tuaj dhe klikoni mbi OK që të mbyllet dritarja.
  4. Shtoni te paneli elementët, siç përshkruhej më sipër. Nëse gjatë këtij hapi nuk shtoni elementë te paneli, ai nuk do të krijohet.
  5. Kur të keni mbaruar me shtimin e elementëve te paneli, klikoni U bë që të mbyllet dritarja Përshtatni Panelin.

Paneli juaj i ri do të shfaqet nën Panelin e Lundrimit.

Provojeni: Krijoni një panel të ri për provë. Duke klikuar mbi butonin Rikthe Grupin Parazgjedhje te dritarja Përshtateni Panelin, mund të hiqni, kurdo, cilindo panel ekstra.

Kam probleme me panele që zhduken ose rikthehen te parazgjedhja

Për ndihmë në diagnostikim problemesh, shihni këta artikuj.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.