Si t'i përpunoj mundësitë që të shtoj Adobe-n te lista e site-eve të lejuar

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Kur provoni të shkarkoni Adobe Reader-in ose Adobe Flash Player-in nga site-i web i Adobe-s, mund të hasni udhëzime që të "Klikoni mbi Përpunoni Mundësi" që të shtoni adobe.com te lista e site-eve të lejuar. Udhëzimet nga Adobe janë të vjetruara dhe duhen hedhur tej.

  1. Pasi të shtypni butonin Shkarkoje ose Pajtohen dhe Instaloje Tani, do të duket në krye të faqes web një shirit i verdhë. Klikoni mbi Lejoje.

    e05e46de6bee9bae12d7ac0d4b32e0b3-1268892562-526-1.jpg
  2. Kjo do të bëjë të nisë instalimi i shtesës Adobe Download Manager. Klikoni Instaloje Tani.

    e05e46de6bee9bae12d7ac0d4b32e0b3-1268893019-345-1.jpg
  3. Pasi të jetë instaluar Adobe DLM-ja, klikoni Rinise Firefox-in.

Instalimi i Adobe Reader-it ose Adobe Flash Player-it do të fillojë pasi të riniset Firefox-i.

Nuk e doni Adobe DLM-në?

Artikulli vijues ka udhëzime se si të instalohet shtojca Adobe Flash pa shtesën Adobe DLM.

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.