Si t'i përdor faqerojtësit? | Si të

Si t'i përdor faqerojtësit?

Faqerojtësit janë lidhje te site-et web që e bëjnë të lehtë rikthimin te një vend i parapëlqyer. Ky artikull merret me gjërat bazë si krijimi dhe administrimi i faqerojtësve.

Shënim: Në Internet Explorer faqerojtësit njihen si Favorites.

Si ta krijoj një faqerojtës?

Kollaj fare — thjesht klikoni mbi yllin!

  1. Për të krijuar një faqerojtës, klikoni mbi ikonën yll te shtylla e Vendeve. Ylli do të bëhet i verdhëblu dhe faqerojtësi juaj do të gjendet te dosja e faqerojtësve Të Parenditur. Kaq!

    9ffddde35203999c83049d305e22edaf-1269024097-573-1.png


    9ffddde35203999c83049d305e22edaf-1254090395-65-1.png
    bookmarks-win1 bookmarks-mac1

Si ta ndryshoj emrin e një faqerojtësi ose të di se ku gjendet?

  1. Për të përpunuar hollësitë e një faqerojtësi, klikoni edhe një herë tjetër mbi yllin dhe do të shfaqet kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës.


    9ffddde35203999c83049d305e22edaf-1269024097-573-2.png


    9ffddde35203999c83049d305e22edaf-1254090395-65-2.png
    bookmarks-win2 bookmarks-mac2
    • Te kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës mund të ndryshoni cilëndo nga këto hollësi:
      • Emër: Ky është emri që Firefox-i shfaq në menura për këtë faqerojtës.
      • Dosje: Zgjidhni te cila dosje të ruhet faqerojtësi , duke zgjedhur një të tillë prej menusë hapmbyll (për shembull, Menuja e Faqerojtësve ose Paneli i Faqerojtësve). Te menuja hapmbyll mund të përzgjidhni gjithashtu Zgjidhni... që të shfaqet një listë e krejt dosjeve për faqerojtës.
      • Etiketa: Si ndihmë gjatë kërkimeve dhe sistemimit të faqerojtësve mund të përdorni etiketa për ta. Për më tepër të dhëna, shihni Etiketa faqerojtësish.
  2. Kur të keni përfunduar së përpunuari, klikoni U bë që të mbyllet kutia.

Ku mund t'i gjej faqerojtësit e mi?

Rruga më e lehtë për të gjetur një site që e keni faqeruajtur është të filloni të shtypni emrin e tij te Shtylla e Vendeve. Ndërkohë që shtypni, do të shfaqet një listë e site-eve web që keni faqeruajtur, etiketuar dhe vizituar. Site-et e faqeruajtur do të kenë në krah një yll të verdhëblu. Ju mbetet veç të klikoni mbi një nga site-et dhe në çast do të jeni para tij. Për të mësuar më tepër rreth kësaj, shihni Vetëplotësim shtylle vendesh.

Awesome bar - win1 Awesome bar - mac1

Shikimi i faqerojtësve tuaj në anështyllë faqerojtësish

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Shfaqje, kaloni poshtë te Anështylla, dhe përzgjidhni Faqerojtësa që të hapet anështylla me faqerojtësa.
  2. Për ta zgjeruar një dosje anështylle për shikim, klikoni mbi të.

    9ffddde35203999c83049d305e22edaf-1269024097-573-3.png
  3. Që ta hapni një faqerojtës, klikoni mbi të te lista.

    9ffddde35203999c83049d305e22edaf-1269024097-573-4.png

Vende të tjera ku mund të shihni faqerojtësit tuaj

  • Menuja Faqerojtës: Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Faqerojtës. Do të shfaqet një listë e faqerojtësve që përmban dosja Menu Faqerojtësish.
  • Paneli Faqerojtësa : Paneli i faqerojtësve gjendet nën panelin e Lundrimit (ai me Mbrapsht, Përpara, Hyrje, Vend, etj.), dhe mund ta përdorni si vend për të depozituar faqerojtësa që i hapni shpesh, për punim të shpejtë. Për më tepër të dhëna, shihni Paneli Faqerojtësa.
  • Dritarja Librari: Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Faqerojtës dhe mandej përzgjidhni Organizoni faqerojtës... që të hapni dritaren Librari.

Puna me faqerojtësit te dritarja Librari

Faqerojtësit mund t'i shihni dhe sistemoni edhe nga dritarja Librari.

  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.


    Bookmarks button win
  2. Si parazgjedhje, faqerojtësit që krijoni do të gjenden te dosja Faqerojtës të parenditur. Përzgjidheni te anështylla e dritares Librari që të shihni faqerojtësit që keni krijuar. Dyklikimi mbi një faqerojtës do të hapë faqen përshoqëruar atij.

Ndërkohë që e keni të hapur dritaren e Librarisë, mund të tërhiqni cilindo faqerojtës te cilado dosje tjetër, fjala vjen te ajo Menu Faqerojtësish e cila do të tregojë faqerojtësit tuaj te menuja nën butonin Faqerojtësa Bookmarks button win 2 Bookmarks button mac 2 . Nëse shtoni faqerojtësa te dosja Panel Faqerojtësish ata do të shfaqen te Paneli i Faqerojtësve. Library-win2 Library-mac2

Si ta shfaq Panelin e Faqerojtësve?

Kur instaloni Firefox-in, Paneli i Faqerojtësve, si parazgjedhje, nuk shfaqet më, hiq rastin kur po e përdornit te versioni i mëparshëm i Firefox-it. Nëse dëshironi ta përdorni Panelin e Faqerojtësve, këtë mund ta bëni sipas kësaj rruge:

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te ndarja Mundësi dhe i vini shenjë Panelit të Faqerojtësvemenunë Shfaqje, shkoni më poshte te Panele dhe i vini shenjë Panelit të Faqerojtësve.

Si mund t'i njëkohësoj faqerojtësit e mi me ata të një kompjuteri tjetër ose pajisje celulare?

Firefox Sync-u ju lejon të ndani faqerojtësit tuaj dhe të dhëna të tjera me ata të Firefox-it në një kompjuter tjetër ose një pajisje celulare (ose që të dy llojet!). Ky artikull do t'ju mësojë fillimin:

Si t'i sistemoj faqerojtësit e mi?

Këta artikuj do t'ju ndihmojnë që t'i jepni kuptim asaj listës gjigante me faqerojtësa:

Si t'i importoj, eksportoj ose kopjeruaj faqerojtësit?

Po hidheni nga një shfletues në një tjetër? Këta artikuj do t'ju ndihmojnë të merrni faqerojtësit tuaj me vete:

Si t'i zgjidh problemet me faqerojtësit e mi?

Keni probleme? Kemi përgjigje:

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.
Merrni asistencë për një tjetër platformë:
Personalizojeni këtë artikull

Firefox