Krijoni fjalëkalime të sigurt, që ta mbani të parrezikuar identitetin tuaj

Zgjedhja e fjalëkalimeve më të sigurt do t’ju ndihmojë ta ruani të paprekur identitetin tuaj në internet. Ky artikull dhe videoja shoqëruese do t’ju tregojë se si të krijoni fjalëkalime të sigurt dhe të lehtë për t’u mbajtur mend.

Hapi 1: Zgjidhni një togfjalësh

Një fjalëkalim më të sigurt mund ta krijoni duke filluar me një togfjalësh të thjeshtë. Për shembull, po provojmë me një citim nga: "Happiness is having a scratch for every itch."

Nëse përdorim shkronjën e parë të secilës fjalë, dhe zëvendësojmë 4 për "for", na del:

Hihas4ei

Hapi 2: Shtoni shenja speciale

Ky është deri diku fjalëkalim i fortë, por mund ta përmirësojmë ca duke i shtuar disa shenja speciale:

#Hihas4ei:

Hapi 3: Përshoqërojani një sajti

Duke shtuar një parashtesë ose prapashtesë që lidhet me një sajt të caktuar, fjalëkalimin tonë të ri mund ta përdorim në sajte të ndryshëm. Le të përdorim shkronjën e parë dhe dy bashkëtingëlloret pasuese te emri i sajtit.

Që t’i shtojmë edhe pak rastësi po alternojmë shkronjat e mëdha me të voglat, dhe nëse shkronja e parë te emri i sajtit është zanore, do të fillojmë me të madhe. Për t’i ngatërrua edhe pak gjërat, do të përdorim të njëjtin rregull lidhur me se çfarë do të shtohet, parashtesë apo prapashtesë.

#Hihas4ei:AmZ për te Amazon
fCb#Hihas4ei: për te Facebook
#Hihas4ei:YtB për te YouTube
dRm#Hihas4ei: për te Drumbeat

Ky është thjesht një nga rregullat e mundshëm lidhur me zgjedhjen e një parashtese, ose prapashtese, që ta përdorni për personalizimin e fjalëkalimit tuaj për çdo sajt. Rrugë të mundshme që do të përmirësonin sigurinë janë, po njësoj, përmbysja e renditjes së shkronjave të parashtesës ose prapashtesës, përdorimi vetëm i zanoreve, vetëm i bashkëtingëlloreve, ose shtimi i disa shenjave të tjera që ju vijnë në mend kur mendoheni rreth sajtit.

Edhe pse kjo teknikë na lejon ta ripërdorim pjesën e fjalëkalimi nxjerrë nga togfjalëshi në një numër të ndryshëm sajtesh, do të ishte ide e dëmshme përdorimi i saj për sajtin e një llogarie bankare, ta zëmë, që përmban të dhëna me rëndësi të madhe. Sajte të tillë meritojnë togfjalëshin e tyre për zgjedhje fjalëkalimi.

Provojeni!

Mendoni për një çast një togfjalësh që ka domethënie për ju. Përdoreni atë togfjalësh që të krijoni një fjalëkalim të sigurt, të cilin mund ta personalizoni për secilin sajt që vizitoni.

Për më tepër të dhëna rreth zgjedhjes së fjalëkalimeve të sigurt, shihni këtë postim blogu te Shiny Pebbles.

Mozilla këtë udhërrëfyes e ofron si shërbim publik. Asnjë rrugë sigurie nuk mund të garantojë siguri 100%, dhe asgjë në këtë artikull nuk është parashikuar që të ofrojë ndonjë garanci mbi sigurinë e fjalëkalimeve tuaj.
Disa sajte mund të mos e lejojnë përdorimin e disa ose të krejt shenjave speciale. Ju lutemi, shihni më parë se cilat shenja speciale lejohen për përdorim.

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër