Si ta përditësoni me Firefox Sync-un e ri

Versioni më i ri i Firefox-it përfshin një version të ri të Sync-ut. Ky artikull do t'ju tregojë se si ta përditësoni. S'doni ta përditësoni menjëherë? Nuk ka problem. Sync-u do të vazhdojë të funksionojë si më parë, me një përjashtim që do të shpjegojmë.

Shënim: Ky artikull nuk është për versionin tuaj të Firefox-it. Lyp versionin më të ri të Firefox-it Beta që mund të shkarkohet nga mozilla.org/beta.

Ç'ka të ndryshme te Sync-u i ri?

Hyrja si përdorues te Sync-u i ri kryhet lehtë me një llogari Firefox. Mjaft më me kode çiftimesh ose kyçe riparimesh. Thjesht bëni hyrjen me email-in dhe fjalëkalimin tuaj dhe jeni gati.

Si të përditësohet me Sync-un e ri

Versioni i ri i Sync-ut funksionon vetëm me Firefox-in më të ri dhe nuk mund të përdorni njëherazi edhe Sync-un e vjetër, edhe të riun. Prandaj, që të krijoni një llogari Firefox dhe për të bërë hyrjen te Sync-u i ri, do t'ju duhet të shkëputni krejt pajisjet tuaja të tanishme prej versionit të vjetër të Sync-ut.

Hapi 1: Shkëputni krejt pajisjet tuaja prej Sync-ut të vjetër

Në një kompjuter:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Përzgjidhni panelin Sync.
  3. Te paneli Sync, klikoni mbi Shkëpute Këtë Pajisje.
  4. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve

Në një pajisje Android:

  1. Hapni zbatimin Rregullime të pajisjes suaj (jo menunë Rregullime të Firefox-it).
  2. Nën Llogari, ose Llogari dhe Sync, prekni Firefox-in.
  3. Prekni emrin e llogarisë suaj (zakonisht adresa juaj email) që të shihni rregullime llogarie.
  4. Prekni menunë në cepin e sipërm djathtas të pajisjes suaj dhe zgjidhni Hiqe llogarinë.

Hapi 2: Përditësoni me Firefox-in e ri krejt pajisjet tuaja të tjera

Hapi 3: Krijoni një llogari Firefox

Në një kompjuter:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni Hyni te Sync-u dhe ndiqni udhëzimet, që të krijoni llogarinë tuaj.

Në një pajisje Android:

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) , përzgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) dhe mandej Sync. Ndiqni udhëzimet që të krijoni llogarinë tuaj.
Shënim: Mundeni të përdorni të njëjtën adresë email që patët përdorur për të rregulluar Sync-un e vjetër.

Step 4: Bëni hyrjen te Sync-u te pajisjet tuaja të tjera

Në një kompjuter:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni Hyni te Sync-u.
  2. Klikoni Fillojani dhe mandej zgjidhni lidhjen 'Keni tashmë një llogari? Hyni në të. diku nga fundi.

Në një pajisje Android:

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) , përzgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) dhe mandej Sync.
  2. Prekni Fillojani dhe mandej zgjidhni lidhjen 'Keni tashmë një llogari? Hyni në të diku nga fundi.

Po nëse nuk dua ta përditësoj me Sync-n e ri?

  • ndërkohë që versioni i vjetër i Sync-ut do të vazhdojë të funksionojë, versioni më i ri i Firefox-it nuk e mbulon shtimin e pajisjeve të reja te versioni i vjetër i Sync-ut. Kjo do të thotë që nuk do të jeni në gjendje të kryeni njëkohësime me një pajisje të re.
  • Mozilla do të vazhdojë ta strehojë versionin e vjetër të Sync-ut, për një kohë të kufizuar, sa për të lejuar migrimin te Llogari Firefox. Përdoruesit që duan vetëstrehim së shpejti do të jenë në gjendje të xhirojnë një instancë të vetën Sync-u.
  • Mësoni më tepër rreth llogarive Firefox

 


Ndajeni këtë artikull me të tjerët: <a href="http://mzl.la/1BsOrV8">http://mzl.la/1BsOrV8</a>

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.