Si ta nis Firefox-in për Windows 8 Touch?

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Firefox-i qarkullon me veçori për ekran me prekje të konceptuara posaçërisht për pajisjen tuaj Windows 8 që punon me prekje. Do t'ju tregojmë se si të kaloni te versioni për ekran me prekje përmes pak klikimesh të lehta.

Shënim: Ky artikull nuk është për versionin tuaj të Firefox-it. Lyp versionin më të ri të Firefox-it Beta që mund të shkarkohet nga mozilla.org/beta.

Shënim: Ky artikull vlen vetëm për Windows 8

Nisni Firefox-in për Windows 8 Touch

  • Klikoni butonin Firefox në krye të dritares dhe zgjidhni Rinise në Firefox për Windows 8 Touch.
    fx28 win 8
  • Klikoni mbi butonin e menusë new FX menu dhe zgjidhni Windows 8 Touch.
    fx29 win8

Firefox-i, do të rihapë krejt skedat tuaja, që kështu të vazhdoni atje ku e kishit lënë!

Shënim: Nëse Firefox-i nuk është shfletuesi juaj parazgjedhje, përmes një dialogu do të pyeteni të zgjidhni një shfletues. Përzgjidhni Firefox-in nga lista që të vazhdohet.

Kaloni sërish te versioni desktop

  • Rrëshqiteni gishtin për sipër që nga fundi i ekranit, prekni butonin e menuve new win8 menu dhe zgjidhni Rinise si në Desktop.
    fx28 win8 desktop
Shënim: Herës tjetër që nisni Firefox-in, do të hapet nën versionin që përdorët së fundi.

Nuk e gjeni dot kuadratin e Firefox-it te skena juaj Start?

Firefox-i vjen me një kuadrat të madh, të hijshëm, që është i lehtë për t'u dalluar dhe prekur.

win8 tile

Nëse nuk e shihni kuadratin te Start Screen, kontrolloni faqen e Zbatimeve të pajisjes suaj, duke e tërhequr Start Screen-in sipër. Pasi të keni gjetur kuadratin e Firefox-it te lista e Zbatimeve, fiksojeni te skena juaj Start, për ta përdorur kollaj.

Tani që e dini se si ta nisni Firefox-in për Windows 8 Touch, shihni Një udhërrëfyes i shpejtë për Firefox-in për Windows 8 Touch që të mësoni më tepër rreth veçorive të shumta të Firefox-it.



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/10nIt6j

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.