Si ta bëni Firefox-in e ri të duket si Firefox-i i vjetër | Si të

Si ta bëni Firefox-in e ri të duket si Firefox-i i vjetër

Një nga gjërat e fuqishme të Firefox-it është shkalla e lartë e personalizimit të tij. Në fakt, mund ta bëni madje të duket si Firefox-i i vjetër, nëse doni. Ju merr malli për shtyllën e Shtesave, për ikonat e vockla apo skedat në fund? S'ka problem. Do t'ju tregojmë se si t'i riktheni.

Shënim: Ky artikull nuk është për versionin tuaj të Firefox-it. Lyp versionin më të ri të Firefox-it Beta që mund të shkarkohet nga mozilla.org/beta.

Instaloni Shtesën Classic Theme Restorer

  1. Hapni faqen e shtesës Classic Theme Restorer.
  2. Klikoni mbi butonin e gjelbër Shtoje te Firefox-i që ta instaloni.
  3. Firefox-i do ta shkarkojë shtesën dhe do t'ju kërkojë që të ripohoni se doni të instalohet.
  4. Klikoni mbi Rinise Tani që të përfundojë instalimi. Skedat tuaja do të ruhen dhe do të rikthehen pas rinisjes.

Si parazgjedhje, do të keni një menu Firefox-i portokalli në cepin e sipërm majtas dhe skeda katërkëndore.

Përdorni skenën e personalizimit për të lëvizur objekte, për të aktivizuar panele ekstra dhe për të përdorur ikonat e vogla

Classic Theme Restorer ju jep mjaft mundësi ekstra, te skena e personalizimeve.

  1. Klikoni mbi butonin e menusë new fx menu and choose Customize.
    • Do të hapet një skedë speciale, e cila ju lejon të merrni dhe vendosni objekte te dhe nga një menu apo panel.
      CTR Options
      • Butona: Zgjidhni "Small" që të keni butona të vegjël klasikë paneli.
      • Shfaqni/Fshihni Panele: Prej këtu mund të riaktivizoni shtyllën e Shtesave ose të shtoni një panel ekstra të zbrazët, të cilin mund ta personalizoni.
      • Mode: Këtu mund të zgjidhni të shfaqen etiketa tekst në butonat e panelit, ose të keni thjesht butona tekst (pa ikona).
      • Mënyra personalizim është më e fuqishme. Mundeni madje të lëvizni ose hiqni butonin e menusë, ose shtyllën e adresave, nëse doni.
  2. Pasi të keni mbaruar, klikoni butonin e gjelbër Dilni prej Personalizimit.

Për më tepër rreth personalizimit të Firefox-it, shihni Personalizoni kontrolle, butona dhe panele Firefox-i.

Riktheni skedat në fund dhe mundësi të tjera

Hapni panelin e rregullimeve të Classic Theme Restorer-it.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin FirefoxTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë MjeteNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete, dhe mandej klikoni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave. Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave.

  2. Te skeda e Përgjegjësit të Shtesave, përzgjidhni panelin Extensions.
  3. Gjeni zërin për Classic Theme Restorer dhe klikoni mbi butonin Mundësi në krah të tij.
  4. Te dritarja e mundësive të Classic Theme Restorer-it, mund të zgjidhni Skedat jo në krye te skeda e parë (Main).
    Tabs on top option
  5. Pasi të keni mbaruar, klikoni mbi OK që të mbyllet dritarja dhe të ruhen ndryshimet tuaja.

Keni nevojë për ndihmë?

  • Ndihmë për këtë shtesë mund të merrni te ky forum.


Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/1hIi1xS

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.
Merrni asistencë për një tjetër platformë:
Personalizojeni këtë artikull

Firefox