Si të pastrohet fshehtina e Firefox-it

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 10877
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation for sq. And I already reviewed myself!
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Në fshehtinën e Firefox-it ruhen përkohësisht figura, programthe dhe pjesë të tjera të site-eve web, ndërkohë që ju shfletoni. Ky artikull ju tregon se si të pastrohet fshehtina e Firefox-it.


Pastroni fshehtinën

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Të mëtejshme.
  3. Klikoni mbi skedën Rrjet.
  4. Te ndarja Depozitim Offline, klikoni Pastroje Tani.

    2bd0b316b0ef6a181452357b0f563477-1270320067-928-1.jpg
    f49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1246122498-344-2.jpg

    f49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1266972965-411-2.jpg


    Clear Cache Win1Clear Cache Mac1Clear Cache Lin1
  5. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.


Pastrim i vetvetishëm i fshehtinës

Firefox-in mund ta rregulloni të pastrojë vetvetiu fshehtinën kur mbyllet Firefox-i:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Vetësi.
  3. Te ndarja Historik, caktoni Firefox-i: si Do të përdorë rregullime vetjake për historikun.
  4. I vini shenjë kutisë Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i.

    0fe4dbec9d60196f4d2380c648cfed1b-1259382275-299-2.png
    Clear Cache Win2Clear Cache Mac2Clear Cache Lin2
  5. Përveç Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i, klikoni mbi butonin Rregullime.... Do të hapet dritarja e Rregullimeve për Pastrim Historiku.
  6. Te dritarja e Rregullimeve për Pastrim Historiku klikoni që t'i vini shenjë kutizës në krah të Fshehtinës.

    0fe4dbec9d60196f4d2380c648cfed1b-1259382275-299-3.png
    Clear Cache Win3Clear Cache Mac3Clear Cache Lin3
  7. Klikoni OK që të mbyllet dritarja e Rregullimeve për Pastrimin e Historikut.
  8. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Vetësi.
  3. Te ndarja Të Dhëna Vetjake, klikoni që të përzgjidhni Pastroji përherë të dhënat e mia vetjake kur mbyll Firefox-in.
    • Nëse është e përzgjedhur Pyetmë përpara pastrimit të të dhënave të mia vetjake do të pyeteni para pastrimit të fshehtinës çdo herë që mbyllni Firefox-in. Mos e përzgjidhni, nëse doni që Firefox-i ta pastrojë vetvetiu fshehtinën.
  4. Te ndarja Të Dhëna Vetjake, klikoni Rregullime.... Klikoni që të përzgjidhni Fshehtinë.