Shtylla e kërkimeve - Zgjidhni me lehtësi motorin tuaj të parapëlqyer të kërkimeve

(Ridrejtuar nga Shtylla e kërkimeve)

Shtylla e Kërkimeve gjendet në të djathtë të shtyllës së adresave. Ju lejon të përdorni motorët më popullorë të kërkimeve, pa u dashur të vizitoni sajtet e tyre web.

Search Bar - Win1 Search Bar - Mac1 Search Bar - Lin1

  • Që të kryeni një kërkim, thjesht shtypni një term te shtylla e Kërkimeve, shtypni EnterReturn dhe Firefox-i do t'ju shpjerë te faqja me përfundimet e kërkimit.

Ndërrim motorësh kërkimi

Se cilin motor kërkimi po përdor Firefox-i në një çast të dhënë mund ta shihni nga ikona e shfaqur te shtylla e Kërkimeve. Si parazgjedhje, do të shihni Google-in, por mund ta ndryshoni kurdo.

  • Që të ndërroni motor kërkimesh, klikoni shigjetën për poshtë, në krah të ikonës së motorit të tanishëm të kërkimeve, dhe përzgjidhni një të ri.
    Search Bar - Win3 Fx8 Search Bar - Lin3
Shënim: Motori i ri i kërkimeve që përzgjidhni do të vazhdojë të përdoret deri sa ta ndërroni sërish.

Motorë kërkimesh të pranishëm

Si parazgjedhje, Firefox-i përfshin motorët vijues të kërkimeve, secili i përshtatshëm për një lloj të veçantë kërkimesh:

  • Google për kërkim në web përmes Google-it
  • Yahoo për kërkim në web përmes Yahoo-së
  • Bing për kërkim në web përmes Bing-ut
  • Amazon.com për kërkim në sajtin web tregtar Amazon.com
  • eBay për kërkim sendesh që shiten ose janë në ankand
  • Twitter për kërkim personash në Twitter
  • Wikipedia (en) për kërkim në enciklopedinë e lirë në linjë Wikipedia në Anglisht
  • Google për kërkim në web përmes Google-it
    Shënim: Kërkimi parazgjedhje me Google është koduar në https që të parandalohet përgjimi.
  • Yahoo për kërkim në web përmes Yahoo-së
  • Bing për kërkim në web përmes Bing-ut
  • Amazon.com për kërkim në sajtin web tregtar Amazon.com
  • eBay për kërkim sendesh që shiten ose janë në ankand
  • Twitter për kërkim personash në Twitter
  • Wikipedia (en) për kërkim në enciklopedinë e lirë në linjë Wikipedia në Anglisht

Administrim motorësh kërkimi

Me ndihmën e Përgjegjësit të Motorëve të Kërkimeve, mund të shkarkoni dhe instaloni motorë kërkimesh shtesë për Firefox-in. Mund ta sjellë rasti që t'ju duhen motorë shtesë kërkimesh, për të kërkuar një lloj të caktuar lënde, fjala vjen artikuj enciklopedish, receta gatimesh, ose vargje këngësh.

  • Për të hapur Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve, klikoni mbi shigjetën për poshtë në krah të ikonës së motorit të kërkimit dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh....
Search Bar - Win4 Fx8 Search Bar - Lin4

Shtim motorësh kërkimesh

Përmes Përgjegjësit të Motorëve të Kërkimeve

Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, mund të shtoni motorë të rinj kërkimesh të cilët kanë hedhur në qarkullim një version për Firefox-in.

  1. Për të hapur Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve, klikoni ikonën e motorit të kërkimeve dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh....
  2. Për të shtuar një motor kërkimesh, klikoni Merrni më tepër motorë kërkimesh.... Shfaqet faqja Mjete Kërkimi për Shtesa Mozilla.
  3. Për të shtuar një nga motorët e kërkimeve që shfaqen, klikoni butonin Shtoje te Firefox-i. Do të shfaqet dialogu Shtoni Motor Kërkimesh.
    Search Bar - Win5 Search Bar - Lin5
  4. Për të filluar me përdorimin e motorit të kërkimeve menjëherë pasi e shtuat, klikoni Fillo ta përdorësh menjëherë.
  5. Për të shtuar motorin e përzgjedhur të kërkimeve, klikoni Shtoje.
  6. Motori i kërkimit tani mund të zgjidhet nga lista e motorëve të kërkimeve te shtylla e Kërkimeve.

Teksa vizitohet një sajt web

Disa sajte web ofrojnë motorë kërkimesh që mund t'i shtoni te Firefox-i. Këta motorë kërkimesh janë specifikë për ato sajte web.

  1. Për shembull, kur vizitoni sajtin web YouTube, sajti web ju ofron një motor kërkimi që mund të instalohet te Firefox-i.
  2. Për të shtuar motorin e kërkimeve të lidhura me një sajt të dhënë, hapni listën e motorëve të kërkimeve dhe përzgjidhni Shto "YouTube Video Search".
    Search Bar - Win6 Fx8 Search Bar - Lin6
  3. Motori i kërkimeve shfaqet tani te lista e motorëve të kërkimit.
Shënim: Projekti Mycroft ju ofron qindra motorë të ndryshëm kërkimesh, në një vend të vetëm. Për shembull, kjo faqe ju lejon të shtoni cilindo motor kërkimesh Google në një gjuhë të dhënë (si, përshembull, google.sq, google.ch ose google.fr).

Heqja e një motori kërkimesh

  1. Klikoni ikonën e motorëve të kërkimeve dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh..., që të hapni Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve.
  2. Që ta hiqni një motor kërkimesh, përzgjidheni prej listës, dhe klikoni Hiqe.
    Removesearchengine

Nëse fshini padashur një motor parazgjedhje kërkimesh, klikoni Rikthe Parazgjedhjet, që të rikthehen motorët parazgjedhje të kërkimeve.

  • Nëse fshini padashur një motor kërkimesh që instaluat, duhet ta instaloni sërish.

Rirenditje motorësh kërkimi

  1. Klikoni ikonën e motorëve të kërkimeve dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh..., që të hapet Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve.
  2. Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, përzgjidhni motorin e kërkimeve që doni të lëvizni. Për ta ngjitur më sipër në listë, klikoni Ngjite. Për ta zritur më poshtë në listë, klikoni Zbrite.

Fjalëkyçe

Fjalëkyçet janë një mënyrë e lehtë për kërkim në sajte të dhënë web, drejt e nga shtylla e Vendeve te Firefox-i, në vend që të përdoret shtylla e Kërkimeve. Për shembull, mund t'i caktonit motorit të kërkimeve te ebay fjalëkyçin ebay, mandej të shtypnit ebay llampa, dhe kështu do të kërkohet te ebay për llampa. Për më tepër të dhëna, shihni Si të kërkohet te IMDB, Wikipedia dhe të tjerë drejt e nga shtylla e adresave.

Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, mund t'u caktoni motorëve të kërkimeve fjalëkyçe për t'i përdorur te shtylla juaj e kërkimeve.

  1. Klikoni ikonën e motorit të kërkimeve dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh..., që të hapni Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve.
  2. Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, përzgjidhni motorin e kërkimeve të cilit do të donit t'i përshoqëroni një fjalëkyç.
  3. Klikoni mbi Përpunoni Fjalëkyç....
  4. Te dritarja Përpunoni Fjalëkyç, shtypni për atë motor kërkimesh fjalëkyçin si e doni, dhe klikoni OK.

Lista e Motorëve të Kërkimit nga një shtyllë "fjalëkyçe", ku mund të shihni fjalëkyçin për secilin motor kërkimi të pranishëm në listë.

Sugjerime kërkimesh

Ndërkohë që shtypni te shtylla e Kërkimeve, Firefox-i ju shfaq një listë përputhjesh të mundshme, duke u bazuar te shkronjat që keni shtypur deri në atë kohë. Në vend që të shtypni pjesën e mbetur të vargut për kërkim, mund të shqyrtoni listën, për të gjetur në të çka po përpiqeni të kërkoni.

Lëvizja ose heqja e shtyllës së Kërkimeve

  • Shtylla e Kërkimeve mund të lëvizet ose hiqet përmes personalizimit të panelit.
  • Mund ta rrisni ose zvogëloni madhësinë e shtyllës së Kërkimeve, duke e vendosur kursorin në të majtë të shtyllës së Kërkimeve, atje ku kursori shndërrohet në një shigjetë me dy skaje. Klikoni mbi të dhe tërhiqeni shigjetën djathtas ose majtas, që ta rrisni ose zvogëloni madhësinë e shtyllës së Kërkimeve.
Search Bar - Win2 Search Bar - Lin2



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/MOtkQ0

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.