Rregullime për privatësinë, historikun e shfletimeve, dhe mekanizimin mos-më-gjurmo

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 12051
  • Krijuar më:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation for sq.
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • A është miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Ky artikull shpjegon rregullimet që janë të mundshme te paneli Vetësi i dritares MundësiveParapëlqimeve të Firefox-it.

Paneli i Vetësisë ju lejon:

  • Të kontrolloni se si e trajton Firefox-i historikun tuaj, i cili përfshin faqet që keni vizituar, kartelat që keni shkarkuar, të dhënat e shtypura në formularë, dhe Cookie-t - Të dhëna që sajtet depozitojnë në kompjuterin tuaj që ju janë dërguar prej site-sh.
  • Të kontrolloni se cilët site-e ju dërgojnë cookie dhe të hiqni cookie-t që ju janë dërguar prej site-sh.
  • Të kontrolloni se si përdoret shtylla e Vendeve për këshillim përputhjesh lidhur me çka shtypni në të. Për më tepër të dhëna, shihni Vetëplotësimi te shtylla e vendeve.

Historik

Me rregullimin Firefox-i: përcaktohet se si i ruan të dhënat e shfletimit tuaj Firefox-i.

Do ta mbajë mend historikun

c429d2de8abb3a0c9ba3bdc67b5b7f5f-1258875743-327-6.png c429d2de8abb3a0c9ba3bdc67b5b7f5f-1260031568-484-2.png c429d2de8abb3a0c9ba3bdc67b5b7f5f-1258875743-327-1.png Options - Privacy - Win1 Prefs - Privacy - Mac1 Prefs - Privacy - Lin1

Kur caktohet që Firefox-i: Do ta mbajë mend historikun:

  • Historiku i shfletimeve tuaja, që është lista e faqeve që keni vizituar, do të ruhet për 90 ditë.
  • Te dritarja Shkarkime do të ruhet një listë e kartelave që shkarkoni.
  • Do të mbahen mend tekstet që jepni në fusha formularësh ose te shtylla e kërkimeve, që të mund t'i përdorni sërish këto të dhëna. Për më tepër të dhëna, shihni Vetëplotësim formularësh.
  • Firefox-i do t'i pranojë si të vlefshme cookie-et prej site-esh, deri sa ato të skadojnë. Për më tepër të dhëna mbi cookie-t, shihni Cookie-t - Të dhëna që sajtet depozitojnë në kompjuterin tuaj.

Klikoni mbi:

  • pastroni historikun tuaj së fundmi që të hapni dritaren Pastroni Historikun Së Fundmi, e cila ju lejon të fshini shpejt një pjesë ose krejt historikun tuaj. Për më tepër të dhëna, shihni Pastroni Historikun Së Fundmi.
  • hiqni cookies individuale që të shfaqni dritaren për Cookie-t. Për më tepër të dhëna, shihni Fshirje cookie-sh.

Nuk do ta mbajë mend historikun

Kur caktohet që Firefox-i: Nuk do ta mbajë mend historikun:

Përdorimi i Nuk do ta mbajë mend historikun është i njëvlefshëm me mbajtjen e Firefox-it gjithmonë nën mënyrën Shfletim Vetjak. Për më tepër të dhëna, shihni Shfletim Vetjak.

Klikoni mbi pastroni historikun tuaj së fundi që të hapet dritarja Pastroni Historikun Së Fundmi, e cila ju lejon të fshini shpejt një pjesë ose krejt historikun tuaj. Për më tepër të dhëna, shihni Pastroni Historikun Së Fundmi.

Do të përdorë rregullime vetjake për historikun

c429d2de8abb3a0c9ba3bdc67b5b7f5f-1258875743-327-5.png c429d2de8abb3a0c9ba3bdc67b5b7f5f-1260031568-484-1.png c429d2de8abb3a0c9ba3bdc67b5b7f5f-1258875743-327-2.png Options - Privacy - Win2 Prefs - Privacy - Mac2 Prefs - Privacy - Lin2

Kur caktohet që Firefox-i: Do të përdorë rregullime vetjake për historikun, mundeni të bëni zgjedhje te mundësitë vijuese:

  • Nise vetvetiu Firefox-in në sesion shfletimi vetjakMënyrë Shfletim Vetjak i Përhershëm:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i nuk do të mbajë mend të dhëna të reja historiku herës tjetër që do ta nisni. Për më tepër të dhëna, shihni Shfletim Vetjak.
  • Mba mend historikun tim të shfletimit për të paktën n ditë:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të mbajë një listë faqesh që keni vizituar n ditët e fundit (si parazgjedhje, n është 90).
  • Mba mend historik shkarkimesh:
    Në u përzgjedhtë, te Dritarja e shkarkimeve do të ruhet një listë e kartelave që shkarkoni.
  • Mba mend historik kërkimesh dhe formularësh:
    Në u përzgjedhtë, do të mbahen mend tekstet që shtypni në fusha formularësh dhe te shtylla e kërkimeve, që kështu të mund t'i përdorni këto zëra sërish. Për më tepër të dhëna, shihni Vetëplotësim formularësh.
  • Prano cookie prej site-esh:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të pranojë Cookie-t - Të dhëna që sajtet depozitojnë në kompjuterin tuaj prej site-esh. Klikoni Përjashtime... që të caktoni site-et të cilëve nuk u lejoni të depozitojnë cookies. Për më tepër të dhëna, shihni Bllokim cookie-sh.
    • Prano cookie palësh të treta:
      Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të pranojë cookies nga http://site2.com, ndërkohë që ju po vizitoni http://site1.com. Për më tepër të dhëna, shihni Cookie-sh palësh të treta.
    • Mbaji:
      • deri sa të skadojnë: Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'u lejojë site-eve që vizitoni të caktojnë sa gjatë do të duhej t'i mbante Firefox-i cookie-t prej tyre.
      • deri sa të mbyll Firefox-in: Në u përzgjedhtë, cookies e Firefox-it tuaj do të fshihen kur e mbyllni Firefox-in.
      • pyetmë çdo herë: Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'ju pyesë sa gjatë ta mbajë një cookie, sa herë që provohet të depozitohet një e tillë.
  • Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i:
    Disa nga të dhënat e ruajtura do të fshihen kur ta mbyllni Firefox-in. Klikoni Rregullime... që të caktoni cilat të dhëna të fshihen.

Klikoni Shfaq Cookies... që të shfaqet dritarja për Cookies. Për më tepër të dhëna mbi dritaren Cookies, shihni Fshirje cookie-sh.

  • Mbaje historikun tim të paktën për n ditë:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të mbajë një listë me krejt faqet që keni vizituar këtu e n ditët e fundit (si parazgjedhje, n është 90).
  • Mba mend çfarë jap në formularë dhe te shtylla e kërkimeve:
    Në u përzgjedhtë, tekstet që jepni te fusha formularësh ose te shtyllë kërkimesh do të mbahen mend, që kështu të mund t'i përdorni sërish këta zëra. Për më tepër të dhëna, shihni Vetëplotësim formularësh.
  • Mba mend çfarë shkarkoj:
    Në u përzgjedhtë, te dritarja Shkarkime do të ruhet një listë e kartelave që shkarkoni.

Cookies

  • Prano cookies prej site-esh:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të pranojë Cookie-t - Të dhëna që sajtet depozitojnë në kompjuterin tuaj prej site-sh. Klikoni Përjashtime... që të caktoni site-e të cilëve nuk u lejohet të depozitojnë cookies. Për më tepër të dhëna, shihni Bllokim cookie-sh.
    • Prano cookies prej palësh të treta:
      Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të pranojë cookies nga http://site2.com, ndërkohë që jeni duke vizituar http://site1.com. Për më tepër të dhëna, shihni Cookies palësh të treta.
    • Mbaji:
      • deri sa të skadojnë: Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'u lejojë site-eve që vizitoni të caktojnë sa gjatë do të duhej t'i mbante Firefox-i cookie-t prej tyre.
      • deri sa të mbyll Firefox-in: Në u përzgjedhtë, cookies e Firefox-it tuaj do të fshihen kur e mbyllni Firefox-in.
      • pyetmë çdo herë: Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'ju pyesë sa gjatë ta mbajë një cookie, sa herë që provohet të depozitohet një e tillë.

Të dhëna Vetjake

  • Pastroji përherë të dhënat e mia vetjake kur mbyll Firefox-in:
    Your history will be automatically deleted when you close Firefox. Klikoni Rregullime... që të caktoni cilat të dhëna të fshihen. Nëse e keni të përzgjedhur mundësinë pasuese, do të pyeteni rreth fshirjes së këtyre zërave, kur të mbyllni Firefox-in.
  • Pyetmë përpara pastrimit të të dhënave vetjake:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'ju pyesë cilat zëra të pastrojë kur përzgjidhni Pastro të Dhëna Vetjake prej menusë Mjete. Klikoni Pastroji Tani... që të shfaqet dritarja Pastro të Dhëna Vetjake. Për më tepër të dhëna, shihni Pastrim të Dhënash Vetjake.

Shtyllë Vendesh

  • Kur përdoret shtylla e vendeve, këshillo:
    Shtylla e Vendeve është shtylla horizontale që shfaq adresën e një site-i web (URL-në). Kur shtypni diçka në shtyllën e Vendeve, Firefox-i mund të shfaqë përfundime që përputhen me çfarë shtypni ju:
    • Historik dhe Faqerojtësa: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve do të shfaqë përfundime prej listës së site-eve që keni vizituar dhe faqeve që keni faqeruajtur.
    • Historik: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve do të shfaqë përfundime prej listës së site-eve që keni vizituar. Site-et që keni faqeruajtur, por që nuk i keni vizituar, nuk do të shfaqen.
    • Faqerojtësa: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve do të shfaqë përfundime prej listës së faqeve që keni faqeruajtur.
    • Asgjë: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve nuk do të shfaqë përfundime që përputhem me çfarë shtypni.


Gjedhja "backtoOptionsPreferences" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.