Rikthim i Firefox-it te parazgjedhjet - ndreqje e kollajtë për shumicën e problemeve

Nëse keni probleme me Firefox-in, rikthimi i i tij te vlerat parazgjedhje mund t'ju vijë në ndihmë. Ky hap ndreq mjaft probleme, duke e kthyer Firefox-in te rregullimet e fillimit fare, teksa ruhen të dhënat tuaja thelbësore, të tilla si faqerojtësit dhe skedat e hapura.

Rikthejeni Firefox-in te gjendja e tij parazgjedhje

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi.Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te nënmenuja Ndihmë dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi.Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi.
    Reset Firefox 1 - WinXP Troubleshooting info - win Troubleshooting info - mac Troubleshooting info - lin
    Nëse nuk jeni në gjendje të hyni te menuja Ndihmë, shtypni about:support te shtylla juaj e adresave që të shfaqet faqja Të dhëna Diagnostikimi.
  2. Klikoni mbi butonin Rikthejeni Firefox-in te parazgjedhjet në cepin e sipërm djathtas të faqes Të Dhëna Diagnostikimi.
    Reset Firefox 2 - WinXP Reset Firefox - Win - 1 Reset Firefox - Mac - 1 Reset Firefox - Lin - 1
  3. Që të vazhdohet, klikoni mbi Rikthejeni Firefox-in te parazgjedhjet te dritarja e ripohimit që hapet.Për të vazhduar, klikoni mbi Rikthejeni Firefox-in te parazgjedhjet te fleta e ripohimit që rrëshqet poshtë.
  4. Firefox-i do të mbyllet dhe do të rikthehet në gjendjen fillestare. Pasi të kryhet kjo, te një dritare do të duken të dhënat që u importuan. Klikoni Përfundoje dhe Firefox-i do të hapet.Firefox-i do të mbyllet dhe do të rikthehet në gjendjen fillestare. Pasi të kryhet kjo, te një dritare do të duken të dhënat që u importuan. Klikoni U bë dhe Firefox-i do të hapet.
  1. Klikoni mbi butonin New Fx Menu dhe mandej klikoni mbi ndihmën Help-29 .
  2. Prej menusë Ndihmë zgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi.
    Nëse nuk jeni në gjendje të hyni te menuja Ndihmë, shtypni about:support te shtylla juaj e adresave që të shfaqet faqja Të dhëna Diagnostikimi.
  3. Klikoni mbi butonin Rikthejeni Firefox-in te parazgjedhjet… në cepin e sipërm djathtas të faqes Të Dhëna Diagnostikimi.
    Reset 29 Win Reset 29 Mac Reset 29 Lin
  4. Që të vazhdohet, klikoni mbi Rikthejeni Firefox-in te parazgjedhjet te dritarja e ripohimit që hapet.
  5. Firefox-i do të mbyllet dhe do të rikthehet në gjendjen fillestare. Pasi të kryhet kjo, te një dritare do të duken të dhënat që u importuan. Klikoni Përfundoje dhe Firefox-i do të hapet.
  1. Klikoni drejt e mbi këtë buton Rifreskoni Firefox-in, nëse jeni duke e parë këtë faqe me Firefox (nuk ka për të funksionuar, nëse po përdorni tjetër shfletues). Butonin e Rifreskimit do ta gjeni në cepin e sipërm djathtas të faqes së Firefox-it about:support Të dhëna Diagnostikimi.
  2. Që të vazhdoni, klikoni mbi Rifreskoje Firefox-in, te dritarja e ripohimit që hapet.
  3. Firefox-i do ta mbyllë atë, që të rifreskohet. Kur të përfundojë, do të hapet një dritare me të dhëna rreth importimit. Klikoni mbi Përfundoje dhe Firefox-i do të hapet.

Shënim: Ka gjithashtu edhe një buton Rifreskoni Firefox-in Riktheni Firefox-in Te Parazgjedhjet te dritarja Mënyra e Parrezik e Firefox-it, nëse nuk e nisni dot normalisht Firefox-in.

Çfarë kryen mekanizmi i rikthimit?

Krejt rregullimet tuaja për Firefox-in dhe të dhënat personale ruhen te dosja e profilit. Mekanizmi i rikthimit funksionon përmes krijimit për ju të një dosjeje profili të ri, teksa ruan të dhënat tuaja të rëndësishme.

Firefox-i do të ruajë këto gjëra:

  • Faqerojtësit
  • Historikun e shfletimit
  • Fjalëkalimet
  • Cookie-t
  • Të dhëna vetëplotësimesh formularësh Web
  • Faqerojtësit
  • Historikun e shfletimit
  • Fjalëkalimet
  • Cookie-t
  • Të dhëna vetëplotësimesh formularësh Web
  • Fjalorë personalë
  • Faqerojtësit
  • Historikun e shfletimit
  • Fjalëkalimet
  • Cookie-t
  • Dritare, skeda dhe grupe skedash të hapura
  • Të dhëna vetëplotësimesh formularësh Web
  • Fjalorë personalë

Këto objekte dhe rregullimet do të hiqen:

Shënim: Profili juaj i vjetër i Firefox-it do të vendoset në desktopin tuaj në një dosje të emërtuar "Old Firefox Data." Nëse rirregullimi nuk e ndreq problemin tuaj, përmes kopjimit të kartelave te një profil i ri i krijuar mund të rimerrni disa prej të dhënave që nuk u ruajtën. Nëse kjo dosje nuk ju hyn më në punë, do të duhej ta fshinit sepse përmban të dhëna me spec.

 


Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/15sSfJR

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.