Përshtatja e Firefox-it përmes shtesash

Shtesat janë si punë zbatimesh që i instaloni për t'i shtuar Firefox-it gjëra të ndryshme. Mund të merrni shtesa që krahasojnë çmimet për diçka, që ju tregojnë parashikimin e motit, që ndryshojnë pamjen e Firefox-it, që ju lejojnë të dëgjoni muzikë, ose të përditësoni profilin tuaj në Facebook. Ky artikull mbulon llojet e ndryshme të shtesave dhe se si të gjeni dhe instaloni të tilla.

Ç'lloj shtesash mund të instaloj?

Ka tre lloje të përgjithshme shtesash:

  • Zgjerime
    Zgjerimet i shtojnë Firefox-it veçori të reja, ose ndryshojnë të tilla ekzistuese. Këto janë zgjerimet që bëjnë të mundur bllokimin e reklamave në faqe, shkarkime videosh prej site-esh web, integrimin e Firefox-it me site web si Facebook ose Twitter, dhe shtim veçorish që i shihni në shfletuesa të tjerë.
  • DukjaTema
    Ka dy lloje shtesash që lidhen me dukjen — tema, të cilat ndryshojnë pamjen e butonave dhe menuve, dhe Persona-t, që zbukurojnë shtyllën e menuve dhe shiritin e skedave me figura sfondi.
  • Shtojca
    Shtojcat ju lejojnë të shtoni te Firefox-i aftësi për luajtjen e gjithfarësoj lënde Internet. Këtu zakonisht hyjnë formate të patentuar, të tillë si Flash, Quicktime dhe Silverlight që përdoren për video, audio, lojra online, paraqitje, dhe të tjera. Shtojcat krijohen dhe shpërndahen nga shoqëri të tjera.

Për të parë se çfarë shtojcash keni të instaluara:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni te butoni Firefox (menuja Mjete te Windows XP), dhe mandej klikoni mbi ShtesaTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Mjete, dhe mandej klikoni ShtesaNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni te menuja Mjete, dhe mandej klikoni mbi Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të ShtesaveNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni te menuja Mjete, dhe përzgjidhni ShtesaTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Mjete, dhe përzgjidhni ShtesaNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni te menuja Mjete, dhe përzgjidhni Shtesa. Do të hapet dritarja e Shtesave.
  2. Përzgjidhni panelin Zgjerime, DukjeTema ose Shtojca.

Si të gjej dhe të instaloj shtesa?

Ja një përmbledhje, sa për fillim:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin FirefoxTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë MjeteNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete, dhe mandej klikoni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave. Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave.

  2. Te skeda e Përgjegjësit të Shtesave, përzgjidhni panelin Get Add-ons.
  3. Për të parë më tepër të dhëna rreth Shtesash ose Persona-sh të Zgjedhura, thjesht klikoni mbi një prej tyre. Mandej mund të klikoni mbi butonin e gjelbër Shtoje te Firefox-i që ta instaloni.Që të instaloni një shtesë të këshiluar, thjesht klikoni mbi butonin Shtoje te Firefox-i....
    • Mund të kërkoni për shtesa të një natyre të dhënë, duke përdorur kutizën e kërkimit në krye. Mandej mund të instaloni çfarëdo shtese që gjeni, përmes butonit InstalojeShtoje te Firefox-i....Add-ons Win1Add-ons Mac1Add-ons Lin1Add-ons Win2Add-ons Mac2Add-ons Lin2
  4. Pas kësaj, Firefox-i do të shkarkojë shtesën e kërkuar dhe mund t'ju kërkojë të ripohoni dëshirën për instalimin e saj.
  5. Klikoni butonin Rinise Tani që mund të shfaqet. Skedat tuaja do të ruhen dhe do të rikthehen pas rinisjes.

Pas instalimit, për disa zgjerime, te shtylla e Shtesave do të duket një ikonë e zgjerimit, nëse hartuesi i saj ka krijuar një të tillë. Për më tepër të dhëna, shihni Çfarë është Shtylla e Shtesave?.

Nëse doni të çinstaloni një shtesë, shihni Çinstalim shtesash.

Diagnostikim shtesash

For information on troubleshooting problems with extensions, plugins, or themes, see the articles below.

Probleme në instalim ose çinstalim shtojcash

Shtesa të çaktivizuara ose në listë të zezë

Probleme të shkaktuarra nga shtesat

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër