Përgjegjësi i fjalëkalimeve - Mbani mend, fshini dhe ndryshoni fjalëkalime të ruajtur në Firefox

(Ridrejtuar nga Mbajta mend e fjalëkalimeve)

Përgjegjësi i fjalëkalimeve në Firefox depoziton në mënyrë të sigurt emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet që ju përdorni për të hyrë në llogari te sajte web dhe mandej i plotëson ato vetvetiu herën tjetër që ju i vizitoni. Ky artikull ju tregon si ta përdorni Përgjegjësin e Fjalëkalimeve për të mbajtur mend, parë, fshirë dhe mbrojtur fjalëkalimet tuaj.

Bëjeni Firefox-in të mbajë mend emra përdoruesish dhe fjalëkalime

Kur jepni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që Firefox-i nuk i ka depozituar ende për një sajt web, do t'ju pyesë nëse doni që Firefox-i t'i mbajë mend.

Remember Password Prompt Win Remember Password Prompt Mac Remember Password Prompt Lin Password 29 - Win Password 29 - Mac Password 29 - Lin
Ndihmëz: Klikimi diku jashtë dialogut Mbaje Mend Fjalëkalimin do ta fshehë atë. Për ta shfaqur sërish, thjesht klikoni ikonën e drynit në të majtë të shtyllës së vendeve. Nëse Firefox-i nuk ju pyet për ruajtje fjalëkalimesh, shihni artikullin Nuk mbahen mend emër përdoruesi dhe fjalëkalim.

Te dialogu Mbaje Mend Fjalëkalimin:

  • Që ta bëni Firefox-in të mbajë mend emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin, klikoni mbi Mbaje Mend Fjalëkalimin. Herës tjetër që vizitoni sajtin web, Firefox-i do të japë vetvetiu për ju emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.
    • Nëse keni depozituar emër përdoruesi apo fjalëkalim të gabuar, thjesht jepni te sajti web atë të saktin dhe Firefox-i do t'ju pyesë ta ruajë apo jo. Për të ruajtur emrin e ri të përdoruesit dhe fjalëkalimin e ri, klikoni mbi Përditësoje.
  • Që t'i tregoni Firefox-it të mos mbajë mend kurrë emra përdoruesish apo fjalëkalime për sajtin web ku gjendeni, klikoni mbi menunë hapmbyll dhe përzgjidhni Mos Mba Mend Kurrë Fjalëkalim për Këtë Sajt. Në të ardhmen, kur të hyni te sajti web, nuk do të pyeteni për ruajtje emri përdoruesi dhe fjalëkalimi.
    • Nëse më vonë ndërroni mendje dhe do të donit që Firefox-i t'ju pyesë për ruajtje emrash përdoruesi dhe fjalëkalimesh për këtë sajt, lypset ta hiqni atë nga lista e përjashtimeve, përmes Dritarja Mundësi - panelit Siguri.Nëse më vonë ndërroni mendje dhe do të donit që Firefox-i t'ju pyesë për ruajtje emrash përdoruesi dhe fjalëkalimesh për këtë sajt, lypset ta hiqni atë nga lista e përjashtimeve, përmes Dritarja Parapëlqime - panelit Siguri.
  • Për të anashkaluar ruajtje emri përdoruesi dhe fjalëkalimi këtë herë, klikoni mbi menunë hapmbyll dhe përzgjidhni Jo Tani. Herës tjetër që vizitoni sajtin, do t'ju kërkohet të ruhen emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi.
Shënim: Disa sajte web ju ofrojnë t'ju mbajnë vazhdimisht të futur në llogarinë tuaj, kur i vini shenjë një kutize te sajti. Ky është mekanizëm i sajtit web dhe do të funksionojë pavarësisht se keni ruajtur apo jo në Firefox emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin.


Parje dhe fshirje fjalëkalimesh

Fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesit që Firefox-i ka ruajtur për ju, mund t'i administroni lehtë.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Klikoni mbi panelin Siguri.
  3. Klikoni Fjalëkalime të ruajtur... dhe do të hapet Përgjegjësi i Fjalëkalimeve.

Saved Passwords Win Saved Passwords Mac Saved Passwords Lin

  • Që të shihni fjalëkalimet që keni ruajtur, klikoni mbi Shfaqi fjalëkalimet. Kur e mbyllni dritaren, fjalëkalimet do të jenë fshehur vetvetiu.
  • Përdorni kutizën e kërkimeve që të gjeni një sajt web ose një fjalëkalim të dhënë. Klikoni mbi X te shtylla e kërkimeve që të fshini kërkimin tuaj dhe të shihni sërish listën e plotë.
  • Që të hiqni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim, përzgjidheni prej listës dhe klikoni mbi Hiqe.
  • Që të hiqni krejt emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e ruajtur, klikoni mbi Hiqi Krejt. Pasi të ripohoni këtë zgjedhje, krejt emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e depozituar për ju do të fshihen.


Mbrojtja e fjalëkalimeve tuaj

Nëse përdorni të njëjtin fjalëkalim të thjeshtë për çdo gjë, do të jeni më pranë mundësisë për vjedhje identiteti. Artikulli Si të Zgjidhni Fjalëkalime Më të Sigurt ju tregon një metodë të lehtë për krijim fjalëkalimesh të sigurt dhe përdorimi i Përgjegjësit të Fjalëkalimeve, siç shpjegohet më sipër, do t'ju ndihmojë t'i mbani mend që të gjithë.

Edhe pse Përgjegjësi i Fjalëkalimeve emrat tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimet i depoziton në hard diskun tuaj nën një format të shifruar, dikush që mund të hyjë në kompjuterin tuaj mund t'i shohë apo përdorë ata. Artikulli Si të mbrohen fjalëkalimet e depozituar duke përdorur një Fjalëkalim të Përgjithshëm ju tregon se si ta parandaloni këtë gjë dhe t'i keni ata të mbrojtur, në rast se kompjuteri juaj humb ose vidhet.


Keni probleme me emra përdoruesish dhe fjalëkalime?

Këta artikuj do t'ju ndihmojnë të zgjidhni probleme që mund të keni me emra përdoruesish dhe fjalëkalime:



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/LFrKSH

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.