Përdorni skedat që të sistemoni shumë sajte web në një dritare të vetme | Si të

Përdorni skedat që të sistemoni shumë sajte web në një dritare të vetme

(Ridrejtuar nga Shfletim me skeda)

Duke e shfaqur një sajt web në një skedë, Firefox-i ju lejon të hapni shumë sajte brenda një dritareje të vetme. Kjo e mban larg rrëmujës ekranin dhe e lehtëson kalimin nga një sajt në një tjetër. Ky artikull mbulon bazat e përdorimit të skedave.
Tabs Win1 Tabs Mac1 14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258843513-721-1.png

Si të krijoj një skedë të re?

  1. Për të hapur një skedë të re, klikoni butonin Skedë e Re në anën e djathtë të skedës së fundit.
    • Mund të përdorni gjithashtu edhe shkurtoren e tastierës Ctrl + Tcommand + T. Tabs Win2 Tabs Mac2
      14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258843513-721-2.png

    • Kur krijoni një skedë të re, shtylla e vendeve do të fokusohet në të, që kështu të mund të filloni të shtypni emrin ose adresën e sajtit web ku doni të shkoni — për më tepër të dhëna rreth se si të përdoret shtylla e Vendeve për të shkuar shpejt atje ku doni, shihni Vetëplotësim shtylle vendesh.

Hapje lidhjesh në skeda të reja

  1. Zakonisht, kur klikoni mbi një lidhje, ajo hapet në skedën e çastit. Nëse doni që ta hapni një lidhje në një skedë të re, thjesht djathtasklikonicontrol-click mbi lidhjen dhe te menuja e kontekstit përzgjidhni Hape Lidhjen në Skedë të Re.

Si t'i mbyll skedat?

  1. Për të mbyllur një skedë, thjesht klikoni te butoni i mbylljes së saj.
    • Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Wcommand + W që të mbyllni skedën që ka fokusin në atë çast. Tabs Win3 Tabs Mac3
      14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258939871-569-1.png

Rihapja e një skede të mbyllur

  1. Që të rihapni një skedë që e mbyllët padashur, shkoni te kreu i dritares së Firefox-it, klikoni butonin Firefox, kaloni te menuja Historik (nën Windows XP, klikoni menunë Historik), më poshtë te Skeda të Mbyllura Së Fundmi dhe mandej përzgjidhni skedën që dëshironi të rihapni.kreu i dritares së Firefox-it,shtylla e menuve, klikoni menunë Historik, shkoni më poshtë te Skeda të Mbyllura Së Fundmi dhe mandej klikoni skedën që doni të riktheni.kreu i dritares së Firefox-it,shtylla e menuve, klikoni menunë Historik, shkoni më poshtë te Skeda të Mbyllura Së Fundmi dhe mandej përzgjidhni skedën që dëshironi të riktheni.
    • Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Shift + Tcommand + Shift + T që të rihapni skedën e mbyllur në fund fare.

Si t'i sistemoj skedat e mia?

Ndryshimi i radhitjes së skedave

  1. Për të lëvizur një skedë te një vend tjetër brenda një dritareje Firefox-i, thjesht tërhiqeni atë duke përdorur miun. Ndërkohë që tërhiqni skedën, Firefox-i shfaq një tregues të vockël për të treguar ku do të kalohet skeda. Tabs Win4 Tabs Mac4
    14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258843513-721-4.png

Kalimi i një skede në një dritare të re

  1. Për të lëvizur një skedë te dritarja e saj, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni nën shiritin e skedave. Ose, për ta kaluar një skedë nga një dritare Firefox-i në një tjetër, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni atë te shiriti i skedave në një tjetër dritare Firefox-i.

Parja e krejt skedave tuaja

Nëse hapët më shumë skeda se sa ç'nxë shiriti i skedave, në secilin skaj do të shfaqen butona rrëshqitjeje. Klikimi mbi ta do të sjellë rrëshqitjen e shiritit majtas ose djathtas.

Mundeni edhe të klikoni butonin Radhit Krejt Skedat dhe të përzgjidhni atë që doni prej menusë hapmbyll. Tabs Win6 Tabs Mac6

Krijimi i Skedave të Zbatimeve

Skedat e Zbatimeve ju lejojnë të mbani gjithmonë hapur zbatimet tuaja të parapëlqyera web, të tilla si Facebook, Gmail dhr Twitter, dhe t'i keni vetëm një klik larg. Skedat e Zbatimeve janë të vogla, nuk mund të mbyllen padashur dhe hapen vetvetiu kur nisni Firefox-in.

  1. Për të krijuar një Skedë Zbatimesh, thjesht djathtasklikonicontrol-click mbi të dhe përzgjidhni Fiksoje si Skedë Zbatimit.

Krijim Grupe Skedash

Grupet e Skedave (të njohura edhe si Panorama) janë një mënyrë e lehtë sistemimi pamor i shumë skedave. Skedat mund t'i vendosni në grupe, të kaloni nga një grup në tjetrin dhe të kërkoni pa humbur kohë brenda krejt skedave tuaja të hapura. Për më tepër të dhëna rreth krijimit të Grupeve të Skedave, shihni Çfarë janë Grupet e Skedave?

Ndihmëza për skedat

Diagnostikim problemesh me skedat

Për të ndrequr probleme skedash, shihni:

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.
Merrni asistencë për një tjetër platformë:
Personalizojeni këtë artikull

Firefox