Përditësoni Firefox-in me versionin më të ri | Si të

Përditësoni Firefox-in me versionin më të ri

(Ridrejtuar nga Përditësimi i Firefox-it)

Firefox-i, si parazgjedhje, është rregulluar të përditësojë vetvetiu veten, por mund bëni kurdo një përditësim dorazi. Ja se si:

Shënim: Nëse Firefox-in po e përditësoni në punë, ju lutemi, sqarohuni me personelin TI të punës, nëse ndeshni probleme.

Shënim: Nëse përdorni versionin e Firefox-it të paketuar nga shpërndarja juaj Linux, lypset të prisni hedhjen në qarkullim te depoja e saj e paketave të një pakete të përditësuar. Ky artikull vlen vetëm nëse Firefox-in e keni instaluar dorazi (pa përdorur përgjegjësin e paketave të shpërndarjes suaj).
  1. Në krye të dritares së Firefox-it klokoni butonin Firefox, shkoni te menuja Ndihmë dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu , klikoni mbi ndihmën Help-29 dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.Te shtylla e menusë klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.
  2. Do të hapet dritarja Rreth Firefox-it dhe Firefox-i do të fillojë të kontrollojë për përditësime dhe t'i shkarkojë ato vetvetiu.
    Update Win1 Fx14
  3. Kur përditësimet të jenë gati për instalim, klikoni mbi Rinisu që të Përditësohesh.
    Update Win2 Fx14
E rëndësishme: Nëse nuk fillon përditësimi, nuk plotësohet ose ka ndonjë problem tjetër, ju lutemi, shkarkoni dhe instaloni versionin më të ri të Firefox-it nga mozilla.org, për sistemin operativ dhe gjuhën tuaj.

Që të ndryshoni rregullimet lidhur me përditësimin, shihni Rregullime të mëtejshme mbi përdorshmërinë, shfletimin, parazgjedhjet e sistemit, rrjetin, përditësimet dhe kodimin.


Ndajeni këtë artikull me të tjerët: <a href="http://mzl.la/152VFwM">http://mzl.la/152VFwM</a>

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.
Merrni asistencë për një tjetër platformë:
Personalizojeni këtë artikull

Firefox