Importoni Faqerojtës dhe të dhëna personale nga një tjetër shfletues

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Import data from another browser

Firefox-i ju lejon të importoni nga shfletues të instaluar në kompjuterin tuaj faqerojtës dhe të dhëna të tjera.

Që të filloni importimin e faqerojtësve apo të dhëna të tjera tuajat:

  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja Bibliotekë, klikoni mbi Import dhe Kopjeruajtje dhe zgjidhni Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër.... Do të hapet Ndihmësi i Importimit.
    Import IE - Win1 fx7
    Shënim: Nëse Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër... është joaktive (në ngjyrë gri), mund të gjendeni nën mënyrën Shfletim Privat. Çaktivizojeni këtë veçori dhe riprovoni.
  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja Bibliotekë, klikoni mbi f60cc26c38fc04cce87eb6ea6ec8c400-1259975468-619-1.pngImport dhe Kopjeruajtje dhe zgjidhni Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër....
    Shënim: Nëse Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër... është joaktive (në ngjyrë gri), mund të gjendeni nën mënyrën Shfletim Privat. Çaktivizojeni këtë veçori dhe riprovoni.

Përzgjidhni shfletuesin që përmban faqerojtësit apo të tjera të dhëna të cilat doni të përdorni në Firefox dhe mandej vazhdoni me skenat e tjera që të bëni përzgjedhjet tuaja dhe të plotësoni importimin.

Nëse Ndihmësi i Importimit nuk e tregon shfletuesin tjetër, mundeni prapë të importoni faqerojtësit prej një shfletuesi tjetër, por do t’ju duhet së pari t’i eksportoni dhe ruani këta faqerojtës si një kartelë HTML. Vizitoni sajtin e asistencës për shfletuesin tuaj tjetër, nëse keni nevojë për ndihmë lidhur me këtë.

Për më tepër të dhëna, shihni:

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër