Dritarja e mundësive - Paneli Të përgjithshme

Ky artikull përshkruan rregullimet që mund të përshtaten që nga paneli i Firefox-it Të përgjithshme (paneli Kryesore nën Firefox 3.5) te pjesa MundësiParapëlqime.

Paneli Të përgjithshme ju lejon:

  • Të caktoni cilën/cilat faqe të shfaqë Firefox-i kur nisni shfletuesin tuaj ose klikoni mbi ikonën e Faqes Hyrëse
  • Të caktoni se çfarë duhet të bëjë Firefox-i kur shkarkoni kartela
  • Të administroni shtesat tuaja

Tabelë e Lëndës

7d2b6f2105f4be46854d797c3a948902-1258704906-845-3.png 7d2b6f2105f4be46854d797c3a948902-1260031510-886-1.png 7d2b6f2105f4be46854d797c3a948902-1258704906-845-1.jpg Options - General - Win Prefs - General - Mac Prefs - General - Lin

Nisje

  • Kur niset Firefox-i: Kontrollon çfarë shfaq Firefox-i kur e hapni.
    • Shfaq faqen time hyrëse - Shfaq faqen hyrëse, e cila caktohet më poshtë.
    • Shfaq një faqe të zbrazët - Shfaq një faqe të zbrazët, mënyra më e shpejtë e ngarkimit.
    • Shfaq dritaret dhe skedat e mia të herës së fundit - Rikthen faqet që po vizitonit herën e fundit që mbyllët Firefox-in. Për më tepër të dhëna, shihni Rikthim Sesionesh.
  • Faqe hyrëse:
    Kontrollon cilën/cilat faqe të shfaqë Firefox-i kur klikoni ikonë e Faqes Hyrëse te paneli i Lundrimit. Nëse më sipër vendosni që Kur niset Firefox-iShfaqë faqen time hyrëse, faqja/faqet e caktuara nga ju do të ngarkohen kur hapet Firefox-i. Për më tepër të dhëna, shihni Si të caktohet faqja hyrëse.


Shkarkime

  • Shfaq dritaren e Shkarkimeve kur shkarkohet një kartelë:
    Kontrollon nëse Firefox-i do të shfaqë a jo dritaren e Shkarkimeve kur shkarkoni një kartelë. Për më tepër të dhëna, shihni Dritare shkarkimesh.
  • Mbylle kur përfundohen tërë shkarkimet:
    Nëse keni përzgjedhur Shfaq dritaren e Shkarkimeve kur shkarkohet një kartelë (më sipër), me këtë rregullim kontrollohet nëse Firefox-i do ta mbyllë a jo vetveiu dritaren e Shkarkimeve, pasi të jetë plotësuar shkarkimi i krejt kartelave që po shkarkoheshi.
  • Ruaji kartelat te:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'i ruajë vetvetiu krejt shkarkimet te dosja e përcaktuar (fjala vjen, në desktop ose te dosja juaj e shkarkimeve). Për të ndryshuar dosjen që përdoret, klikoni Shfletoni...Zgjidhni....
  • Pyetmë përherë ku të ruhen kartelat:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'ju kërkojë të përzgjidhni një dosje për çdo shkarkim që dëshironi ta ruani diku.


Shtesa

Klikoni Administroni Shtesa... që të hapet dritarja e Shtesave, çka ju lejon të formësoni zgjerimet tuaja, tema dhe shtojcat. Për më tepër të dhëna, shihni Përshtatja e Firefox-it me shtesa.

Gjedhja "backtoOptionsPreferences" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.