Cookie-t - Të dhëna që sajtet web depozitojnë në kompjuterin tuaj | Si të

Cookie-t - Të dhëna që sajtet web depozitojnë në kompjuterin tuaj

Ky artikull shpjegon çfarë janë cookie-t, si përdoren, dhe si mund t'i administroni ato në Firefox.

Çfarë është një Cookie?

Një cookie është një copëz të dhënash e depozituar në kompjuterin tuaj nga një sajt web që vizitoni.

Në disa shfletues, çdo cookie është një kartelë e vogël, por në Firefox, krejt cookie-t ruhen në një kartelë të vetme, që gjendet te dosja profil e Firefox-it.

Cookie-t shpesh depozitojnë rregullimet tuaja për një sajt web, të tilla si, gjuha ose vendi juaj i parapëlqyer. Kur ktheheni te sajti, Firefox-i i dërgon mbrapsht cookie-t që i takojnë sajtit. Kjo i lejon sajtit t'ju paraqesë të dhëna të personalizuara sipas parapëlqimeve tuaja.

Cookie-t mund të depozitojnë një gamë të gjerë të dhënash, përfshi këtu të dhëna personale të indetifikueshme (të tilla si emri juaj, adresa e banimit, adresa e-mail, ose numri i telefonit). Sidoqoftë, këto të dhëna mund të depozitohen vetëm nëse ofrohen nga ju - sajtet web nuk mund të futen dot në të dhëna që nuk ua ofroni, as te kartelat në kompjuterin tuaj.

Si parazgjedhje, veprimet e depozimit dhe dërgimi të cookie-ve janë të padukshme për ju. Megjithatë, mund të ndryshoni rregullimet tuaja për Firefox-in që t'i lejoni vetes të miratoni ose mohoni kërkesa për depozitim cookie-sh, të fshihen vetvetiu cookie-t e depozituara kur mbyllni Firefox-in, dhe shumë të tjera.

Rregullim Cookie-sh

Rregullimet për cookie-t në Firefox administrohen te dritarja MundësiParapëlqime e panelit të Privatësisë. Shihni Rregullime mbi privatësinë, historikun e shfletimeve dhe mekanizmin Mos Më Gjurmo për të dhëna rreth këtyre rregullimeve.

Për udhëzime se si të përdoren këto rregullime për disa veprime, shihni:

Diagnostikim cookie-sh

Nëse keni me Firefox-in një problem që lidhet me cookie-t, shihni:



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/Lp1OMU

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.
Merrni asistencë për një tjetër platformë:
Personalizojeni këtë artikull

Firefox