Aktivizim dhe çaktivizim cookie-sh

Cookie-et depozitohen në kompjuterin tuaj nga site-et web që vizitoni dhe përmbajnë të dhëna të tilla si: parapëlqime që lidhen me site-in e dhënë, ose gjendjen si i futur a jo. Ky artikull përshkruan si të aktivizohen dhe çaktivizohen cookie-et në Firefox.

Si t'i ndryshoj rregullimet për Cookie-t?

Shënim: Në Firefox, cookies janë të aktivizuara, si parazgjedhje.

Për t'i kontrolluar ose ndryshuar rregullimet tuaja:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

Përzgjidhni panelin Privatësi.

  • Për Firefox-i: zgjidhni mundësinë Do të përdorë rregullime vetjake për historikun. Custom History Fx 5 - Win Custom History - Mac Custom History - Linux Custom History Fx21 WinXP Custom History Fx21 Win7 Custom History Fx21 Mac Custom History Fx21 Linux
    1. Që të aktivizohen Cookie-t, i vini shenjë Prano cookies prej site-sh, dhe hiqeni shenjën, nëse doni t'i çaktivizoni.

      e9dbd819db1e08809a93d36c5f75fddf-1267773784-749-1.jpg


      e9dbd819db1e08809a93d36c5f75fddf-1260031845-428-1.png
      Cookies Win Cookies Mac Cookies Lin
      • Nëse po merreni me diagnostikim problemesh me cookie-t, sigurohuni që Prano cookie palësh të treta t'i jetë vënë shenjë. Për më tepër të dhëna, shihni Çaktivizim cookie-sh palësh të treta.
    2. Zgjidhni sa kohë do të rrinë të depozituara cookie-t:
      • Mbaji: deri sa të skadojnë: Çdo cookie do të hiqet kur t'i vijë data e skadimit, e cila përcaktohet nga site-i që dërgoi atë cookie.
      • Mbaji: deri sa të mbyll Firefox-in: Cookies që janë depozituar në kompjuterin tuaj do të hiqen kur të mbyllet Firefox-i.
      • Mbaji: pyetmë çdo herë: Shfaq një sinjalizim sa herë që një site web provon të dërgojë një cookie, dhe ju pyet nëse doni a jo të depozitohet.
    3. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve
    1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

      Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

    2. Përzgjidhni panelin Vetësi.
    3. I vini shenjë Prano cookies prej site-sh që të aktivizoni Cookie-t, dhe hiqeni shenjën, nëse doni t'i çaktivizoni.
      • Nëse po merreni me diagnostikim problemesh me cookie-t, do të duhej të aktivizonit Prano cookies palësh të treta.
    1. Zgjidhni sa kohë do të rrinë të depozituara cookie-t:
      • Mbaji: deri sa të skadojnë: Çdo cookie do të hiqet kur t'i vijë data e skadimit, e cila përcaktohet nga site-i që dërgoi atë cookie.
      • Mbaji: deri sa të mbyll Firefox-in: Cookies që janë depozituar në kompjuterin tuaj do të hiqen kur të mbyllet Firefox-i.
      • Mbaji: pyetmë çdo herë: Shfaq një sinjalizim sa herë që një site web provon të dërgojë një cookie, dhe ju pyet nëse doni a jo të depozitohet.
    1. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve

    Site-e Web njoftojnë gabime lidhur me cookie

    Nëse një site web ju shfaq një mesazh gabimi që thotë se nuk pranoni cookies, shihni Site-e Web thonë se cookie-t janë të bllokuara.

    Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

    Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.