Ndryshoni veprimin që kryen Firefox-i kur klikoni ose shkarkoni një kartelë

Ky artikull përshkruan se si i trajton Firefox-i shkarkimet për lloje të ndryshme kartelash dhe se si mund ta ndryshoni këtë sjellje të tij.


Veprime shkarkimi

Kur klikoni mbi një lidhje për shkarkimin e një kartele, the Internet Media type, i quajtur edhe lloj MIME ose lloj Lënde, përcakton çfarë veprimi të ndërmarrë Firefox-i. Mundet të keni tashmë të instaluar një shtojcë që do të trajtojë vetvetiu shkarkimin, fjala vjen, Windows Media Player ose QuickTime. Herë të tjera, mund të shihni një dialog që ju pyet nëse doni ta ruani një kartelë apo ta hapni me një aplikacion të caktuar. Kur i thoni Firefox-it ta hapë ose ta ruajë kartelën dhe i vini shenjë gjithashtu mundësisë "Tani e tutje, për kartela si kjo, bëje këtë vetvetiu" (shihni më poshtë), për atë lloj kartele shfaqet tani e tutje një zë te Firefox paneli Aplikacione i Firefox-it.

Ndërrim veprimesh për shkarkimet

Kjo nuk ka të bëjë me vetë median e trupëzuar në një faqe web - prek vetëm lidhjet te vetë kartelat.

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Aplikacione.
  3. Do të shfaqet paneli Aplikacione. Përzgjidhni llojin e kartelës për të cilën dëshironi të ndryshoni veprimin parazgjedhje.
    Disa zëra për të njëjtin format kartele apo zgjerim? Për disa lloje kartelash mund të ketë më shumë se një lloj Internet Media.
  4. Shtylla e Veprimeve ju jep një menu hapmbyll, me mundësi veprimesh që mund të kryhen, kurdoherë që klikoni mbi një kartelë të atij lloji.Fx4WinAppPanel-dropApplicationsDropPDFWin

    Fx4AppPanelMac-drop.jpg

    • Pyetmë përherë: do t’ju kërkojë të përzgjidhni çfarë veprimi dëshironi të kryejë Firefox-i, kur klikoni mbi një kartelë të atij lloji.. Kjo mund të jetë e dobishme nëse Firefox-i i ruan vetvetiu kartelat e një lloji të dhënë ose i hap përherë me një program të dhënë dhe ju dëshironi të pyeteni çfarë të bëjë.
    • Ruaje Kartelën: do ta ruajë përherë kartelën në kompjuterin tuaj duke përdorur dritaren e Shkarkimeve, kurdoherë që klikoni mbi atë lloj kartele.
    • Hapeni kartelën me aplikacionin ose shtojcën që dëshironi.
  5. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. pasi të bëni ndryshimet.

Shtim veprimesh shkarkimi

  1. Gjeni, në web, një lidhje te një kartelë e llojit për të cilin doni të shtoni një veprim.
  2. Klikoni mbi lidhjen e kartelës për ta shkarkuar.
  3. Përzgjidhni se si dëshironi ta trajtojë kartelën Firefox-i:
  4. Te dritarja e Hapjes së kartelës, i vini shenjë Tani e tutje, për kartela si kjo, bëje këtë vetvetiu.

    Fx4WinOpeningFile



    MacOpeningFile

  5. Klikoni mbi OK.
A është e çaktivizuar mundësia Tani e tutje, për kartela si kjo, bëje këtë vetvetiu? Kjo mund të ndodhë nëse shërbyesi i sajtit e specifikon pasaktësisht llojin e kartelës Internet Media. Mund të ndodhë edhe nëse shërbyesi i përshoqëron kartelës një "Content-Disposition: attachment" to the file.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër