Administrimi llojesh kartelash

Kjo faqe përshkruan se si i trajton Firefox-i shkarkimet për lloje të ndryshme kartelash dhe se si mund ta ndryshoni këtë sjellje të tij.

Veprime shkarkimi

Kur klikoni mbi një lidhje për shkarkimin e një kartele, MIME type përcakton çfarë veprimi të ndërmarrë Firefox-i. Mundet të keni tashmë të instaluar një shtojcë që do të trajtojë vetvetiu shkarkimin, fjala vjen Windows Media Player ose QuickTime. Herë të tjera, mund të shihni një dialog që ju pyet nëse doni ta ruani një kartelë apo ta hapni me një zbatim të caktuar. Kur i thoni Firefox-it ta hapë ose ta ruajë kartelën dhe i vini shenjë gjithashtu mundësisë "Tani e tutje, për kartela si kjo, bëje këtë vetvetiu", për atë lloj kartele shfaqet tani e tutje një zë te paneli Zbatime i Firefox-it, siç tregohet më poshtë.

Ndërrim veprimesh për shkarkimet

Kjo nuk ka të bëjë me vetë median e trupëzuar në një faqe web - prek vetëm lidhjet te vetë kartelat.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Përzgjidhni panelin Zbatime.
  3. Do të shfaqet paneli Zbatime. Përzgjidhni llojin e kartelës për të cilën dëshironi të ndryshoni veprimin parazgjedhje. (Kini parasysh që për të njëjtën prapashtesë kartele mund të ketë disa zëra, një për secilin lloj MIME.)

    ff3_applications_pdf.png

  4. Shtylla Veprim ju jep një menu hapmbyll, me mundësi veprimesh që mund të kryhen, kurdoherë që klikoni mbi një kartelë të atij lloji.

    ff3_applications_panel.png

    • Pyetmë përherë: do t'ju kërkojë të përzgjidhni çfarë veprimi dëshironi të kryejë Firefox-i, kur klikoni mbi një kartelë të atij lloji. Kjo mund të jetë e dobishme nëse Firefox-i i ruan vetvetiu kartelat e një lloji të dhënë ose i hap përherë me një program të dhënë dhe ju dëshironi të pyeteni çfarë të bëjë.
    • Ruaje Kartelën: do ta ruajë përherë kartelën në kompjuterin tuaj duke përdorur Dritaren e shkarkimeve, kurdoherë që klikoni mbi atë lloj kartele.
    • Hapeni kartelën me zbatimin ose shtojcën që dëshironi.
  1. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve pasi të bëni ndryshimet.

Shtim veprimesh shkarkimi

  1. Gjeni, në web, një lidhje te një kartelë e llojit për të cilin doni të shtoni një veprim.
  2. Klikoni lidhjen e kartelës për ta shkarkuar.
  3. Përzgjidhni se si dëshironi ta trajtojë kartelën Firefox-i:
    • Hape me: E ruan kartelën në një dosje të përkohshme dhe e hap atë me zbatimin parazgjedhje për atë lloj kartele. Për të përzgjedhur një zbatim, klikoni Zgjidhni.... Shënim: Mos zgjidhni që Firefox-i të jetë ai që hap përherë një lloj të dhënë kartelash, ngaqë duke bërë kështu mund të keni probleme, kur Firefox-i vazhdon të hapë shumë skeda ose dritare.
    • Ruaje kartelën: E ruan kartelën te dosja e shkarkimeve (e përcaktuar te dritarja e rregullimeve për Firefox-in).
  1. Te dritarja e Hapjes së kartelës, i vini shenjë Tani e tutje, për kartela si kjo, bëje këtë vetvetiu.
  2. Klikoni mbi OK.
  1. Gjeni, në web, një lidhje te një kartelë e llojit për të cilin doni të shtoni një veprim.
  2. Klikoni lidhjen e kartelës për ta shkarkuar.
  3. Përzgjidhni se si dëshironi ta trajtojë kartelën Firefox-i:
    • Hape me: E ruan kartelën në një dosje të përkohshme dhe e hap atë me zbatimin parazgjedhje për atë lloj kartele. Për të përzgjedhur një zbatim, klikoni Shfletoni.... Shënim: Mos zgjidhni që Firefox-i të jetë ai që hap përherë një lloj të dhënë kartelash, ngaqë duke bërë kështu mund të keni probleme, kur Firefox-i vazhdon të hapë shumë skeda ose dritare.

    ff3_download_dialog_box.png

  2. Klikoni mbi OK.
A është e çaktivizuar mundësia Tani e tutje, për kartela si kjo, bëje këtë vetvetiu? Kjo mund të ndodhë nëse shërbyesi i 'site'-it web e specifikon pasaktësisht llojin e lëndës së kartelës. Mund të ndodhë edhe nëse shërbyesi i përshoqëron kartelës një "Content-Disposition: attachment".

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.