Veçori përdorimi në Firefox - Bëjeni Firefox-in dhe lëndën web të funksionojnë për krejt përdoruesit

Firefox-i përfshin mjat veçori për ta bërë shfletuesin dhe lëndën web të përdorshme nga të gjithë përdoruesit, përfshi ata me shikim të dobët, pa shikim fare, ose me aftësi të kufizuara për të përdorur tastierën ose miun.

Përmes Tastierës

Shkurtore Tastiere

Një listë shkurtoresh të gatshme tastiere mund ta gjeni te Shkurtore tastiere - Kryeni me shpejtësi veprime të rëndomta në Firefox.

Përdorni përherë taste kursori për të lëvizur në faqe web

Përdor përherë taste kursori për të lëvizur brenda faqesh ju tregon se si të lëvizni nëpër faqet web sikur të ishit brenda një përpunuesi tekstesh, por nën mënyrën vetëm lexim. Mund të përdorni tastierën që të përzgjidhni lëndë web dhe ta kopjoni atë në të papastër.

Mund të shtypni F7 në çfarëdo kohe, për ta aktivizuar ose çaktivizuar këtë mundësi. Kur shtypni F7, Firefox-i do t'ju kërkojë nëse doni vërtet ta aktivizoni këtë veçori. Këtë hap mund ta çaktivizoni duke përzgjedhur Mos e shfaq më këtë dialog.

Kërko për tekst kur filloj të shtyp

Kërko për tekst kur filloj të shtyp ju lejon të lëvizni me shpejtësi drejt teksti ose tejlidhjesh në një faqe web. Kjo veçori ka dy anë. Shtypni / dhe filloni të shkruani që të kërkoni në faqen e tanishme çfarëdo teksti, ose shtypni ' përpara vargut tuaj të kërkimit që të kërkohen vetëm tejlidhje. Firefox-i, ndërkohë që shtypni, do të theksojë tekstin ose tejlidhjet që kanë përputhje me ç'po kërkoni.

Kjo veçori kontrollohet nga shkurtoret vijuese të tastierës:

  • Për ta përqendruar më shumë kërkimin, shtypni më tepër shenja. Firefox-i do të theksojë tekstin ose tejlidhjen pasuese me përputhje, ose do t'ju njoftojë se nuk u gjet gjë.
  • Shtypni Ctrlcommand+G ose F3 që të gjeni hasjen pasuese për vargun tuaj të tanishëm të kërkimit.
  • Press Ctrlcommand+Shift+G ose Shift+F3 që të gjeni hasjen e mëparshme të vargut tuaj të kërkimit.
  • Shtypni Backspace që të fshihet shenja e fundit që shtypët. Firefox-i do të kthehet te teksti i theksuar më parë.
  • Shtypni Esc që të anulohet një kërkim i filluar. Një kërkim mund ta ndryshoni edhe duke ndërruar fokusin e programit (kalimin në një pjesë tjetër të dritares), ose thjesht duke pritur skadimin e tij.

Nëse është zgjedhur kjo mundësi, mund të filloni të shtypni në çfarëdo çasti dhe do të fillohet vetvetiu një kërkim brenda faqes ku gjendeni. Si parazgjedhje, kërkimet e vetëfilluara kërkojnë për çfarëdo teksti në faqe. Mundeni prapëseprapë të shtypni ' ose / që të filloni kërkimet sipas njërës apo tjetrës mënyrë.

Këtë veçori mund ta përdorni për të kaluar te butona, kutiza kërkimesh dhe të tjera kotrolle formularësh. Kërkoni për një varg të dhënë, drejt e përpara kontrollit të formularit që dëshironi dhe shtypni Tab. Shtypja e Tab bën të braktiset vetvetiu kërkimi dhe fokusi t'i kalojë fushën apo butonit pasues të formularit pas tekstit të theksuar.

Kyçe Elementësh HTML

Në disa faqe web, elementëve të ndryshëm të faqes u përshoqërohen shkurtore tastiere. Për ta kaluar kursorin drejt e te një prej këtyre elementëve, shtypni Shift+AltCtrl+AccessKey.

  • Se cili është tasti AccessKey varet nga sajti web. Pra përcaktohet nga autori i sajtit web, dhe jo Firefox-i.

Përmes Miut

Shkurtore Miu

Një listë shkurtoresh të zakonshme miu mund ta gjeni te Përdorni shkurtore miu për të kryer punë të rëndomta në Firefox.

Zmadhim/zvogëlim të Faqes

Faqet web, përfshi figurat, mund t'i zmadhoni ose zvogëloni përmes shkurtoreve vijuese të tastierët:

  • Shtypni Ctrlcommand++ që ta shfaqni faqen web një shkallë më të madhe.
  • Shtypni Ctrlcommand+- që ta shfaqni faqen web një shkallë më të vogël.
  • Shtypni Ctrlcommand+0 (zero) që ta shfaqni faqen web në madhësinë e vet normale.

Për rrugë të tjera zmadhimi dhe zvogëlimi faqesh web, shihni Madhësi shkronjash dhe zoom - rrisni madhësinë e faqeve web.

Shkronja dhe Ngjyra

Për udhëzime të hollësishme mbi zgjedhje stilesh dhe ngjyrash tuajat të parapëlqyera për shkronjat shihni Ndryshoni shkronjat dhe ngjyrat që përdor sajti web.

Anashkalim Shkronjash të Faqes

Disa sajte web tekstin mund ta shfaqin me shkronja që janë të vështira për t'u lexuar, ndërsa të tjerë sajte bazohen në shkronjat parazgjedhje të shfletuesit. Shkronjat parazgjedhje tuajat mund t'i caktoni duke hapur dritaren MundësiParapëlqime, duke përzgjedhur panelin Lëndë, dhe duke përzgjedhur vlera për shkronjat dhe për madhësinë e tyre, te ndarja Shkronja & Ngjyra.

Duke klikuar mbi butonin Të mëtejshme…, mund të përcaktoni shkronja parazgjedhje për stile të ndryshëm, përfshi serif, sans-serif, dhe monospace. Megjithatë, mjaft faqe web përcaktojnë shkronja të tyret, dhe kështu zgjedhjet tuaja nuk do të kenë efekt në faqe të tilla. Që të anashkaloni përdorimin e shkronjave të përcaktuara në faqe të tilla, hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit Lejoji faqet të përdorin shkronja të vetat, në vend të përzgjedhjeve të mia më sipër.

Mbani parasysh që disa faqe web mund të shfaqen pasaktësisht, varet nga zgjedhja juaj për shkronjat parazgjedhje.

Caktimi i një Madhësie Minimum Shkronjash

Disa faqe web mund të shfaqin tekst i cili është shumë i vogël për t'u lexuar pa sforcim. Për t'i bërë faqe të tilla të lexueshme më lehtë, mund të caktoni një madhësi minimum shkronjash. Në faqe web të cilat provojnë të shfaqin tekst më të vogël se kjo madhësi, Firefox-i do të zmadhojë tekstin deri në madhësinë e zgjedhur prej jush.

Për të caktuar një madhësi minimum shkronjash, hapni dritaren MundësiParapëlqime, përzgjidhni panelin Lëndë, dhe klikoni mbi butonin Të mëtejshme… te ndarja Shkronja & Ngjyra. Prej menusë hapmbyll mund të përcaktoni një madhësi minimum shkronjash.

Mbani parasysh që disa faqe web mund të shfaqen pasaktësisht, varet nga zgjedhja juaj për madhësinë minimum të shkronjave.

Ripërmasim Teksti Faqeje

Madhësinë e tekstit të cilësdo faqe web mund ta ndryshoni përmes veçorisë Zoom Teksti që mund ta përzgjidhni si vijon:

  1. Shtypni tastin Alt për të shfaqur përkohësisht menutë tradicionale të Firefox-it. Në kyre të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Shfaqje, mandej kaloni te Zmadhim/Zvogëlim.
  2. Përzgjidhni Zmadho ose Zvogëlo Vetëm Tekstin, çka do të bëjë që veprimet të zbatohen vetëm mbi tekstin, jo mbi pamjet.

Shkurtoret vijuese për tastierën kontrollojnë madhësinë e tekstit, kur është përzgjedhur Zmadho ose Zvogëlo Vetëm Tekstin:

  • Shtypni Ctrlcommand++ që ta rrisni madhësinë e tekstit.
  • Shtypni Ctrlcommand+- që ta zvogëloni madhësinë e tekstit.
  • Shtypni Ctrlcommand+0 (zero) që ta ktheni madhësinë e tekstit te madhësia parazgjedhje e vetë faqes web.

Mbani parasysh që disa faqe web mund të shfaqen pasaktësisht, nëse rrisni ose zvogëloni madhësinë e tekstit.

Për rrugë të tjera zmadhimi dhe zvogëlimi teksti në një faqe web, shihni Madhësi shkronjash dhe zoom - rrisni madhësinë e faqeve web.

Anashkalim Ngjyrash Faqeje

Disa sajte web mund të shfaqin ngjyra sfondi dhe teksti që janë të vështira për t'u lexuar, dhe disa sajte të tjerë mund të bazohen te ngjyrat parazgjedhje të shfletuesit. Ngjyrat tuaja parazgjedhje mund t'i caktoni duke shkuar te dritarja MundësiParapëlqime, duke përzgjedhur më pas panelin Lëndë, dhe duke klikuar mbi butonin Ngjyra… te ndarja Shkronja & Ngjyra. Mund të caktoni ngjyra parazgjedhje për tekst dhe sfond, si edhe ngjyra parazgjedhje për tejlidhje të vizituara ose të pavizituara. Mund edhe të përcaktoni në duhen nënvizuar apo jo tejlidhjet.

Sidoqoftë, mjaft faqe web i caktojnë vetë ngjyrat e tyre, kështu që zgjedhjet tuaja nuk do të kenë efekt. Për të anashkaluar ngjyrat e përcaktuara nga faqet web, hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit Lejoji faqet t'i zgjedhin vetë ngjyrat, në vend të përzgjedhjeve të mia më sipër.

Përdorimi i një Teme me Kontrast të Madh

Firefox-i e dallon vetvetiu, nëse përdorni një temë me Kontrast të Madh, dhe shfaq gjithçka sipas skemës suaj me kontrast të madh. Kjo anashkalon tërë rregullimet e tjera të shfletuesit apo të faqeve web, dhe prek ndërfaqen e vetë Firefox-it (tërë menutë, dritaret, dhe kutitë e dialogëve) dhe lëndën e çfarëdo faqeje web që vizitoni.

Që të përdorni një temë me Kontrast të Madh, shkoni te Start Menu, përzgjidhni Control Panel, mandej Accessibility Options, dhe së fundi Display dhe i vini shenjë mundësisë Use High Contrast.

Kontroll Lënde Web

Bllokim Dritaresh Flluska

Për të dhëna rreth bllokimit të dritareve flluska, shihni Rregullime, përjashtime dhe diagnostikime për bllokuesin e flluskave.

Çaktivizim Zbatimthesh Java

Disa faqe web ofrojnë punim të pasur ndërveprues, përmes zbatimthesh Java™. Sidoqoftë, disa përdorues që bazohen në lëvizjet me tastierë mund të hasin probleme me disa zbatimthe Java që e kalojnë vetvetiu fokusin diku dhe nuk ofrojnë një mënyrë për të dalë nga zbatimthi dhe lëvizur në pjesën tjetër të faqes. Nëse kjo është problem për ju, mund ta çaktivizoni Java-n duke hapur përgjegjësin e shtesave, duke përzgjedhur panelin Shtojca, duke përzgjedhur te lista objektin apo objektet Java dhe duke klikuar mandejÇaktivizojipërzgjedhur mandej Mos i Aktivizo Kurrë.

Kufizimi i Sjelljes së JavaScript-it

Mund të çaktivizoni tërësisht JavaScript-in duke hapur dritaren MundësiParapëlqime, duke përzgjedhur panelin Lëndë, dhe duke ia hequr shenjën Aktivizo JavaScript-in. Disa faqe web bazohen te JavaScript dhe mund të mos punojnë si duhet nëse JavaScript është e çaktivizuar.

Nëse nuk synoni të çinstaloni tërësisht JavaScript-in, ka gjithashtu një numër rregullimesh të mëtejshme JavaScript për kufizimin e hapësirës për programthet. Menjëherë pas kutisë Aktivizo JavaScript, klikoni mbi butonin Të mëtejshme për të hapur dritaren Rregullime të Mëtejshme JavaScript-i. Mund të përcaktoni nëse lejohen a jo programthet të zhvendosin apo ripërmasojnë dritare ekzistuese, të ngrejnë apo të ulin dritare, të çaktivizojnë apo zëvendësojnë menu konteksti.

JavaScript-i mund të përdoret për të kryer gjëra që disa njerëzve nuk u pëlqejnë. Për kontroll më të mirë, mund të instaloni zgjerime të privatësisë. Për më tepër të dhëna, shihni Rregullime dhe parapëlqime JavaScript për faqe web ndërvepruese.

Përputhshmëri me Teknologji Ndihmuese

Lexues Ekrani

Lexuesit e ekranit janë zbatime software që përpiqen të identifikojnë dhe të interpretojnë çfarë po shfaqet në ekran (ose, më saktë, çfarë po dërgohet te output-i standard, pavarësisht nëse ka të pranishëm një monitor video apo jo). Ky interpretim mandej i riparaqitet përdoruesit me metoda nga-tekst-në-të-folur, ikona zanore, ose pajisje Braille. Lexuesit e ekranit janë një formë e telnologjive ndihmuese (assistive technology -AT) me potencial të dobishëm për persona të verbër, me shikim të dobët, analfabetë ose që nuk munden të nxënë, shpesh e ndërthurur ,e të tjera teknologji, të tilla si zmadhues ekrani. Sa më sipër është përshtatur nga Wikipedia sipas një licence creative commons.

Ja një listë software-i për lexim ekranesh dhe lidhje për te të tjerë të ngjashëm:

Gjetje lidhjesh të dobishme që lidhen me përdorshmërinë

Sajti web Access Firefox përmban majft lidhje të dobishme.

Freedom Scientific mirëmban një numër listash postimesh për përdorues të programit JAWS.

GW Micro mirëmban një numër listash postimesh për përdorues të programit Window Eyes.

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër