Shtylla e Mahnitshme - Gjeni faqerojtësit tuaj, historikun dhe skedat, sapo shtypni te shtylla e adresave

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Address bar autocomplete suggestions in Firefox

Shtylla e vendeve, e quajtur shpesh shtylla e URL-ve ose shtyllë adresash, shfaq adresën e një sajti (URL-në). E quajmë Shtyllë e Mahnitshme, ngaqë mban mend sajtet që keni vizituar më parë, hamendëson se ku po provoni të shkoni dhe ju paraqet një listë sajtesh të këshilluar, prej nga mund të zgjidhni. Sa më shumë që e përdorni, aq më i mirë bëhet. Ky artikull mbulon hollësitë rreth se si funksionon veçoria e vetëplotësimit te shtylla e vendeve dhe do t’ju aftësojë ta përdorni si profesionist i vërtetë, pa humbur kohë.

Shtylla e vendeve mund të përdoret gjithashtu për lloje të tjerë kërkimesh. Për më tepër të dhëna, shihni:

Si ta përdor listën e vetëplotësimeve?

Thjesht filloni të shtypni te shtylla e vendeve, dhe lista hapmbyll për vetëplotësime do të shfaqë sajte me përputhje, nga ata të historikut tuaj të shfletimit, si dhe sajte që i keni faqeruajtur ose etiketuar. Termat me përputhje tregohen të theksuar, duke lehtësuar kështu kontrollin pamor në listë. Kur shihni sajtin që dëshironi, thjesht klikoni mbi të ose përdorni shigjetat sipër dhe poshtë të tastierës suaj që ta theksoni dhe mandej shtypni EnterReturn.

Awesome Bar dropdown2 winAwesome Bar dropdown2 macAwesome Bar dropdown2 linAwesome 29 - WinAwesome 29 - MacAwesome 29 - Lin

Pjesa e zërit që ka përputhje me çfarë keni shtypur, do të tregohet me të trasha. Shtylla e vendeve do të shfaqë përfundime për:

  • Adresa Web prej faqesh nga historiku dhe që kanë përputhje me çfarë shtypët
  • Tituj faqesh nga historiku dhe që kanë përputhje me çfarë shtypët
  • Tituj faqerojtësish që kanë përputhje me çfarë shtypët
  • Faqerojtës me emra etiketash që kanë përputhje me çfarë shtypët

Shtylla e vendeve mëson gjithashtu nga huqet tuaja gjatë shfletimit. I përshtat përfundimet duke u bazuar në faktin se sa shpesh e vizitoni çdo sajt, sa kohë keni që e keni vizituar së fundmi dhe mbi cilat përfundime klikuat, lidhur me shkronjat ose fjalët që shtypët për kërkim. Në këtë mënyrë, sajtet që vizitoni gjithë kohës do të shfaqen në krye të listës, shpesh drejt e pas shtypjes së një shkronje të vetme.

Vetëplotësim URL-sh

Firefox-i do të plotësojë gjithashtu URL sajtesh te të cilët keni qenë më parë. Për shembull, nëse shtypni "moz" Firefox-i mund ta vetëplotësojë me "mozilla.org.org", nëse e keni vizituar këtë sajt në të kaluarën. Shtypja e EnterReturn në këtë rast do t’ju shpinte drejt e te ajo adresë.

URL Autocomplete - WinAutocomplete 29 - WinAutocomplete 29 - MacAutocomplete 29 - Lin

Si të parandalohet plotësimi i vetvetishëm i URL-ve nga Firefox-i

Përtej listës së vetëplotësimeve që shfaqet nën shtyllën e adresave, Firefox-i do të plotësojë vetvetiu URL-të, teksa ju i shtypni ato te shtylla e adresave. Nëse doni ta çaktivizoni këtë veçori, ndiqni këta hapa:

  1. Te Shtylla e vendeve, shkruani about:config dhe shtypni EnterReturn.

    • Nga about:config mund të shfaqet faqja "Kjo mund të shfuqizojë garancinë tuaj!". Klikoni Do të jem i kujdesshëm, jap fjalën!, që të vazhdoni te faqja about:config.
  2. Te fusha Kërkoni, shtypni browser.urlbar.autofill.
  3. Dyklikoni mbi parapëlqimin browser.urlbar.autofill që t’i jepni vlerën false.

Kalo te skeda

Përmes shtyllës së vendeve kërkohet gjithashtu edhe nëpër skedat tuaja të hapura, duke i paraqitur përfundimet me një ikonë skede dhe fjalët "Kalo te skeda". Përzgjedhja e këtyre përfundimeve do t’ju kalojë te skeda tashmë e hapur, në vend që të krijojë një të dytë për të.

Switch to tab winSwitch to tab macSwitch tab 29 - WinSwitch tab 29 - MacSwitch tab 29 - Lin
Për ta çaktivizuar përkohësisht mundësinë "Kalo te skeda", shtypni tastin ALT, ndërkohë që mbi sajtin te lista e vetëplotësimeve, nën shtyllën e adresave. Kjo do të bëjë që të hapet faqja juaj në një skedë të re, në vend se të kalohet te një ekzistuese.

Kërkim në web

Nëse shtylla e vendeve nuk ju përgjigjet me përfundimin që doni (ose me ndonjë përfundim), do të thotë që nuk gjendet te historiku, faqerojtësit ose etiketat tuaja. E mira këtu është që nuk jeni pa fat, ngaqë mundeni edhe të kërkoni në web, drejt e nga shtylla e vendeve. Thjesht shtypni EnterReturn dhe termi që dhatë te shtylla e vendeve do të shërbejë për një kërkim me Googlekërkim bazuar te motori juaj parazgjedhe për kërkimet. Për hollësi, shihni Kërkoni në web prej Shtyllës së Adresave.

Çfarë mund të bëj që të kem përfundimet më të mira?

  • Kur doni të shkoni te një sajt që e keni vizituar më parë, shtypni ca shkronja nga të adresës web për të ose nga titulli i faqes. Kaloni nëpër zërat e vetëplotësimit dhe gjeni faqen te lista (shtypni edhe një shkronjë tjetër, nëse nuk e shihni te lista). Shtypni EnterReturn që të shkoni te adresa web e përzgjedhur. Firefox-i këtij zëri/përfundimi do t’i japë më tepër rëndësi në të ardhmen.
  • Mos e pastroni historikun e shfletimeve - zakonisht burimi më me vlerë për zëra vetëplotësimi është ndërthurja titull/adresë web. Pastrimi i historikut së fundi do t’i heqë këta zëra nga përfundimet.
  • Faqeruajini dhe etiketojini faqet e përdorura shpesh. Shtylla e vendeve do të kërkojë për përputhje te emrat që u jepni faqerojtësve dhe po ashtu etiketave përshoqëruar faqerojtësve. Për më tepër të dhëna rreth se si të përdoren faqerojtësit në Firefox, shihni artikullin Krijoni faqerojtës që të ruani faqet tuaja të parapëlqyera. Përfundimet e vetëplotësimit mund t’i përmirësoni duke i etiketuar faqet me emra etiketash që shtypen kollaj.

Si mund të kontrolloj se çfarë përfundimesh më shfaq shtylla e vendeve?

Ndryshimi i rregullimeve tuaja për shtyllën e vendeve

Mund të çaktivizoni vetëplotësimin për shtyllën e vendeve ose të kufizoni përfundimet, për të përjashtuar prej tyre faqerojtësit ose historikun:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Privatësi.
    Awesome Privacy WinAwesome Privacy Mac
  3. Te Kur përdoret shtylla e vendeve, këshillo nga: përzgjidhni një nga sa vijon:
    • Historik dhe Faqerojtës: Për listën e vetëplotësimit, përdor si historikun e shfletimeve, ashtu edhe faqerojtësit.
    • Historik: Për listën e vetëplotësimit, përdor historikun e shfletimeve, por mos përdor faqerojtësit.
    • Faqerojtës: Për listën e vetëplotësimit, përdor faqerojtësit, por mos përdor historikun e shfletimeve.
    • Asgjë: Mos e përdor listën e vetëplotësimit.
  4. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.

Heqja e përfundimeve të vetëplotësimit

Nëse doni ta hiqni një zë prej listës së vetëplotësimeve:

  1. Te shtylla e vendeve, përdorni tastet shigjetë për sipër dhe për poshtë në tastierën tuaj që ta theksoni zërin.
  2. Shtypni DeleteShift+Delete që ta hiqni zërin nga lista.

Nëse doni të hiqni krejt përfundimet e historikut nga lista e vetëplotësimeve, pastroni Historikun e Shfletimeve në Firefox. Për udhëzime, shihni artikullin Fshini historikun e shfletimeve, kërkimeve dhe shkarkimeve në Firefox.

Shënim: Zërat e vetëplotësimit prej faqerojtësve nuk do të hiqen prej përfundimeve, në rast se përpiqeni t’i fshini ata ose të pastroni historikun e shfletimit. Këto objekte kanë një yll. Për t’i hequr, fshini, për secilin, faqerojtësin përkatës, ose përjashtoni faqerojtësit, te rregullimet për shtyllën e vendeve.

Ndryshim përfundimesh fluturimthi

Nëse po kërkoni për një lloj të caktuar përfundimesh, fjala vjen, faqerojtës ose etiketë, mund ta përshpejtoni procesin e gjetjes, përmes shtypjes së disa shenjave speciale kudo te shtylla e vendeve, ndarë me presje:

  • Shtoni ^ që të kërkohet për përputhje te historiku juaj i shfletimit.
  • Shtoni * që të kërkohet për përputhje te faqerojtësit tuaj.
  • Shtoni + që të kërkohet për përputhje te faqet për të cilat keni krijuar etiketa.
  • Shtoni % që të kërkohet për përputhje te skedat tuaja të hapura të tanishme.
  • Shtoni ~ që të kërkohet për përputhje te faqe në të cilat keni shtypur.
  • Shtoni # që të kërkohet për përputhje te tituj faqesh.
  • Shtoni @ që të kërkohet për përputhje te adresa web (URL).

Për shembull, nëse po kërkoni për një faqe të faqeruajtur dhe me emrin Asistencë Mozilla Firefox, mund të shtypni mozilla. Shfaqen përfundimet për vetëplotësim, por mund të mos shfaqet faqja që dëshironi.

Duke e ndryshuar në mozilla * vargun e dhënë për kërkim, mund të ngushtoni përfundimet vetëm brenda faqerojtësve.

Nëse prapë keni shumë përfundime, mund ta kufizoni edhe më kërkimin, duke e kaluar vargun tuaj të kërkimit në mozilla * support #. Tani lista e vetëplotësimeve do të shfaqë vetëm faqe të faqeruajtura, titulli i të cilave përmban mozilla dhe support.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër