Ndihmoni përdorues të tjerë

Shpëtoni botën rehatisht prej kolltukut tuaj

Na duhet ndihma juaj!

E përdorur nga më shumë se 400 milionë vetë, asistenca e Firefox-it bazohet plotësisht te vullnetarët, dhe është më e rëndësishme se kurrë. Këtu fillon edhe pjesa juaj.

Pse do të duhej të ndihmoja?

Ndihmoni miliona përdorues të Firefox-it të përfitojnë maksimumin prej shfletuesit të tyre të parapëlqyer. Kontributi juaj do të mbërrijë te miliona përdorues anembanë botës, dhe mund ta jepni nga rehatia e kolltukut!

Rreth Nesh

Asistenca Mozilla është një bashkësi vullnetarësh dhe të punësuarish entuziastë që po përpiqen t'u japin asistencë përdoruesve tanë anembanë globit. Ejani me ne në një aventurë të pabesueshme!