Vetëplotësim shtylle vendesh
Shtylla e vendeve shpesh quhet Shtylla e Mahnitshme, ngaqë është shumë e fortë në mbajtje mend të site-eve web që keni vizituar dhe në hamendësimin se ku po provoni të shkoni. Thjesht shtypni te shtylla e vendeve ca shkronja nga emri ose adresa e një site-i web dhe ky do ta gjejë për ju. Dhe sa më shumë që e përdorni, aq më i mirë bëhet. Ky artikull mbulon hollësitë se si funksionon shtylla e vendeve dhe do t'ju mësojë ta përdorni pa humbur kohë si profesionist i vërtetë.
Shtylla e vendeve mund të përdoret gjithashtu për lloje të tjerë kërkimesh. Për më tepër të dhëna, shihni Kërkime nga shtylla e vendeve dhe Fjalëkyça të mençur.
Table of Contents
Si ta përdor listën për vetëplotësime?
Thjesht filloni të shtypni te shtylla e vendeve, dhe lista hapmbyll për vetëplotësime do të shfaqë site-e me përputhje, nga ata të historikut tuaj të shfletimit, si dhe site-e që i keni faqeruajtur dhe etiketuar. Termat me përputhje tregohen të theksuar, duke lehtësuar kështu kontrollin pamor në listë. Kur shihni site-in që dëshironi, thjesht klikoni mbi të ose përdorni shigjetat sipër dhe poshtë të tastierës suaj që ta theksoni dhe mandej shtypni EnterReturn.
Pjesa e zërit që ka përputhje me çfarë keni shtypur, do të tregohet me të trasha. Shtylla e vendeve do të shfaqë përfundime për:
- Adresa Web prej faqesh nga historiku e që kanë përputhje me çfarë shtypët
- Tituj faqesh nga historiku e që kanë përputhje me çfarë shtypët
- Tituj faqerojtësish që kanë përputhje me çfarë shtypët
- Faqerojtës me emra etiketash që kanë përputhje me çfarë shtypët
Shtylla e vendeve mëson gjithashtu nga huqet tuaja gjatë shfletimit. I përshtat përfundimet duke u bazuar në faktin se sa shpesh e vizitoni çdo site, sa kohë keni që e keni vizituar së fundmi dhe mbi cilat përfundime klikuat lidhur me shkronjat ose që shtypët për kërkim. Në këtë mënyrë, site-et që vizitoni gjithë kohës do të shfaqen në krye të listës, shpesh drejt e pas shtypjes së një shkronje të vetme.
Po kur nuk më del asnjë përfundim ose kur nuk marr përfundimet e duhura?
Nëse shtylla e vendeve nuk ju paraqet përfundimin që prisnit (ose çfarëdo përfundimesh) kjo do të thotë që nuk gjendet te historiku juaj, faqerojtësit ose etiketat tuaja. Rrugëdalja këtu është fakti që mundeni të kërkoni po ashtu në web drejt e nga shtylla e vendeve. Thjesht shtypni EnterReturn dhe termi që dhatë te shtylla e vendeve do të shërbejë për një kërkim me Google. Për më tepër, shihni Kërkime nga shtylla e Vendeve.
Çfarë është Kalo te skeda?
Shtylla e vendeve kërkon gjithashtu nëpër skedat tuaja të hapura, duke i paraqitur përfundimet me një ikonë skede dhe fjalët "Kalo te skeda". Përzgjedhja e këtyre përfundimeve do t'ju kalojë te skeda tashmë e hapur, në vend që të krijojë një të dytë për të.
Çfarë mund të bëj që të kem përfundimet më të mira?
- Kur po përpiqeni të shkoni te një site web që e keni vizituar më parë, shtypni ca shkronja nga të adresës web për të ose nga titulli i faqes. Kaloni nëpër zërat e vetëplotësimit dhe gjeni faqen te lista (shtypni edhe një shkronjë tjetër, nëse nuk e shihni te lista). Shtypni EnterReturn që të shkoni te adresa web e përzgjedhur. Firefox-i këtij zëri/përfundimi do t'i japë më tepër rëndësi në të ardhmen.
- Mos e pastroni Historikun e Shfletimeve - zakonisht burimi më me vlerë për zëra vetëplotësimi është ndërthurja titull/adresë web. Pastrimi i Historikut Së Fundmi do t'i heqë këta zëra nga përfundimet.
- Faqeruani dhe etiketoni faqet e përdorura shpesh. Shtylla e vendeve do të kërkojë për përputhje te emrat që u jepni faqerojtësve dhe po ashtu etiketave përshoqëruar faqerojtësve. Për më tepër të dhëna rreth se si të përdoren faqerojtësit në Firefox, shihni artikullin Si t'i përdor faqerojtësit?. Përfundimet e vetëplotësimit mund t'i përmirësoni duke i etiketuar faqet me emra etiketash që shtypen kollaj.
Si mund të kontrolloj se çfarë përfundimesh më shfaq shtylla e vendeve?
Ndryshimi i rregullimeve tuaja për shtyllën e vendeve
Mund të çaktivizoni veçorinë Vend i mençur, ose të kufizoni përfundimet e vetëplotësimit përmes përjashtimit të faqerojtësve ose historikut:
- Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin te menuja ( në Windows XP) dhe mandej klikoni Te shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Te shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni
- Përzgjidhni panelin .
- Te Kur përdoret shtylla e vendeve, këshillo nga: përzgjidhni një nga vijuesit:
- Historik dhe Faqerojtësa: Për listën e vetëplotësimit, përdor si historikun e shfletimeve, ashtu edhe faqerojtësit.
- Historik: Për listën e vetëplotësimit, përdor historikun e shfletimeve, por mos përdor faqerojtësit.
- Faqerojtësa: Për listën e vetëplotësimit, përdor faqerojtësit, por mos përdor historikun e shfletimeve.
- Asgjë: Mos e shfaq listën e vetëplotësimeve.
- Klikoni që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni që të mbyllni dritaren e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve
Heqja e përfundimeve të vetëplotësimit
Nëse doni ta hiqni një zë prej listës së vetëplotësimeve:
- Përzgjidheni zërin te shtylla e vendeve me tastet shigjetë ose me kursorin
- Shtypni DeleteShift+Delete që ta hiqni prej liste objektin.
Nëse doni të hiqni krejt përfundimet e historikut nga lista e vetëplotësimeve, pastroni Historikun e Shfletimeve në Firefox. Për udhëzime, shihni artikullin Pastroni Historikun Së Fundmi.
Ndryshim përfundimesh fluturimthi
Nëse po kërkoni për një lloj të dhënë përfundimesh, fjala vjen faqerojtës ose etiketë, mund ta përshpejtoni procesin e gjetjes përmes shtypjes së disa shenjave speciale:
- Shtoni ^ që të kërkohet për përputhje te historiku i shfletimit tuaj
- Shtoni * që të kërkohet për përputhje te faqerojtësit tuaj
- Shtoni + që të kërkohet për përputhje te faqet për të cilat keni krijuar etiketa
- Shtoni @ që të kërkohet për faqe që kanë adresa web (URL-ra) që përputhen me çfarë shtypët
- Shtoni # që të kërkohet për faqe që kanë tituj ose emra etiketash që përputhen me çfarë shtypët
Për shembull, nëse po kërkoni për një faqe të faqeruajtur e të quajtur Asistencë Mozilla Firefox, mund të shtypni mozilla. Shfaqen përfundimet për vetëplotësim, por mund të mos shfaqet faqja që dëshironi.
Duke e ndryshuar vargun e dhënë për kërkimin në mozilla *, mund të ngushtoni përfundimet vetëm brenda faqerojtësve.
Nëse prapë keni shumë përfundime, mund ta kufizoni edhe më kërkimin duke e kaluar vargun tuaj të kërkimit në mozilla * support #. Tani lista e vetëplotësimeve do të shfaqe vetëm faqe të faqeruajtura, titulli i të cilave përmban mozilla dhe support.

Firefox