Vetëplotësim formularësh
Firefox-i mund të mbajë mend çfarë jepni në formularë nëpër faqe web, të njohura edhe si fusha teksti. Pasi keni dhënë diçka në një formular në një faqe web (fjala vjen, në një kuti kërkimesh), herës tjetër që do të vizitoni atë faqe, ato që dhatë dikur do të jetë e mundur t'i ripërdorni.
Table of Contents
Përdorimi i Vetëplotësimit të Formularëve
Për të përdorur në një formular të ri gjëra që i keni dhënë një herë:
- Shtypni te fusha e formularit ca nga shkronjat e para të zërit përkatës. Firefox-i do të shfaqë një menu hapmbyll me ato çka keni shtypur më parë në një fushë të ngjashme të një formulari tjetër.
- Duke shtypur tastin Shigjetë poshtë, kur fusha është e zbrazët, mund të shihni një listë të krejt zërave të depozituar për një fushë të dhënë formulari.
- Shtypni tastin Shigjetë poshtë për të përzgjedhur zërin që doni të ripërdorni. Shtypni EnterReturn kur të jetë theksuar zëri i duhur. Teksti i zërit do të duket te fusha e formularit. Mund të përdorni po njësoj klikimin me mi mbi zërin.
Fshirja e zërave të veçantë formularësh
Nëse doni të hiqni nga historiku i Firefox-it një prej zërave të plotësuar dikur në një formular:
- Klikoni te fusha e formularit dhe shtypni tastin Shigjetë poshtë që të shfaqni krejt zërat e ruajtur. Mundeni të shtypni ca nga shkronjat e para të zërit, që të kufizoni numrin e zërave që shfaqen te lista.
- Përdorni tastin Shigjetë Poshtë ose kursorin që të theksoni zërin që doni të fshihet.
- Shtypni Shift+Delete. Zëri do të hiqet.
Këto hapa mund t'i përsërisni për çfarëdo zëri për një fushë të dhënë.
Pastrimi i historikut të formularit
Nëse doni që Firefox-i të harrojë krejt zërat tuaj të dikurshëm për formularë:
- Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menusë, klikoni mbi menunë , dhe përzgjidhni . Do të shfaqet një kuti dialogjesh.
- Te kutia e dialogjeve, caktoni për Interval kohor për pastrim: Gjithçka.
- Klikoni te tasti Shigjetë Poshtë në krah të Hollësive, për t'u siguruar që shenjë ka vetëm te Historik Formularësh & Kërkimesh.
- Klikoni . Kutia e dialogjeve do të zhduket dhe historiku juaj i formularëve do të fshihet.
- Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menusë, klikoni mbi menunë , dhe përzgjidhni . Do të shfaqet një kuti dialogjesh.
- Te kutia e dialogjeve, sigurohuni që shenjë ka vetëm te Historik Formularësh të Ruajtur dhe Kërkimesh.
- Klikoni . Kutia e dialogjeve do të zhduket dhe historiku juaj i formularëve do të fshihet.
Parandalojani Firefox-it ruajtjen e zërave për formularë
Nëse nuk doni që Firefox-i të mbajë mend çfarë jepni nëpër fusha formularësh, mund ta çaktivizoni mekanizmin e vetëplotësimit të formularëve:
- Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin te menuja ( në Windows XP) dhe mandej klikoni Te shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Te shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni
- Përzgjidhni panelin .
- Zgjidhni për Firefox-i: Do të përdorë rregullime vetjake për historikun.
- Hiqeni shenjën prej kutisë ku thuhet Mba mend historik kërkimesh dhe formularësh.
- Klikoni që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni që të mbyllni dritaren e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve .
- Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin te menuja ( në Windows XP) dhe mandej klikoni Te shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Te shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni
- Përzgjidhni panelin .
- Hiqeni shenjën prej kutisë ku thuhet Mba mend çfarë jap nëpër formularë dhe shtyllë kërkimesh.
- Klikoni që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni që të mbyllni dritaren e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve .
Çaktivizimi i historikut të formularëve e pengon gjithashtu Firefox-in të ruajë historik kërkimesh për shtyllën e Kërkimeve te Paneli i Lundrimit.
Diagnostikim
Nëse shihni se Firefox-i nuk i ruan zërat e dhënë në formularë dhe se nuk mund t'i ripërdorni ata, ju lutem lexoni artikullin Zërat e vetëplotësimit të formularëve nuk po ruhen.
Bazuar në të dhëna nga Deleting autocomplete entries (mozillaZine KB)
