X
Prekeni këtu që të kalohet te viersioni për celular i site-it.
Your Firefox is out of date and may contain a security risk! Upgrade Firefox

Firefox

Si të njëkohësohen rregullimet e Firefox-it mes kompjuterave

Firefox Sync-un mund ta përdorni që të njëkohësoni faqerojtësit tuaj, fjalëkalimet, rregullimet, historikun, dhe skedat me ato të Firefox-it në kompjutera të tjerë. Së pari, thjesht rregulloni Firefox Sync-un te kompjuteri juaj kryesor, mandej shtoni kompjuterat e tjerë një nga një.

Pjesa 1: Rregulloni Firefox Sync-un në kompjuterin tuaj kryesor

  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Firefox Sync-ut, dhe klikoni mbi Shtoje te Firefox-i.
  2. Kur të keni përfunduar instalimin e Firefox Sync-ut, klikoni Rinise Firefox-in. Firefox-i do të riniset me dritaren e Shtesave hapur.
  3. Te dritarja e Shtesave, klikoni mbi MundësiParapëlqime që të hapet paneli i Sync-ut.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox te menuja (Mjete në Windows XP) dhe mandej klikoni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni ParapëlqimeNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Mundësi...Te shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni Parapëlqime... . Te dritarja MundësiParapëlqime, klikoni mbi skedën Sync.
  1. Klikoni mbi Rregulloni Firefox Sync-in
    Sync Setup 1
  2. Klikoni mbi Krijoni një Llogari të Re
    Sync Setup 2
  3. Jepni adresën tuaj email, krijoni një fjalëkalim dhe ripohojeni. Mandej i vini shenjë "I pranoj Kushtet e Shërbimit dhe Rregullat e Vetësisë" dhe klikoni mbi PasuesiVazhdo.
  4. Ky është Kyçi juaj për Sync-un. Tani vjen koha që ta ruani apo të shtypni një kopje të tij dhe ta depozitoni në një vend të sigurt. Kur të keni mbaruar me këtë hap, klikoni mbi PasuesiVazhdo.
    Sync Setup 4
    Kyçi për Sync-un përdoret për të koduar të dhënat përpara se t'i dërgohen shërbyesve të Mozilla-s. Mendojeni si një dryn që kyç të dhënat tuaja në një kasafortë të cilën mund ta hapni vetëm ju. Kjo do të thotë që as Mozilla, e as ndonjë tjetër nuk mundet të lexojë të dhënat tuaja pa patur Kyçin tuaj për Sync-un që t'i hapë ato.
  5. Ripohojeni që nuk jeni një robot, përmes dhënies së tekstit të figurës. Mandej klikoni PasuesVazhdo.
  6. Do të shihni mesazhin Regullim i Plotësuar!. Klikoni mbi PërfundojeDone që të mbyllni dritaren e rregullimet dhe që të ktheheni mbrapsht te paneli i Sync-ut.
    setup complete
  7. Nuk keni nevojë për gjë tjetër. Pas kësaj e tutje, Firefox Sync-u do të njëkohësojë vetvetiu në prapaskenë të dhënat tuaja.
    Njëkohësimi i parë do të duhej të vinte shpejt, por mund të zgjasë më tepër se 30 minuta, varet se sa të dhëna lypin njëkohësim.

Pjesa 2: Merrni kodin e rregullimit të kollajtë nga kompjuteri juaj tjetër

Kryeni këto hapa në kompjuterin e dytë që po provoni ta shtoni te Firefox Sync-u.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox te menuja (Mjete në Windows XP) dhe mandej klikoni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni ParapëlqimeNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Mundësi...Te shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni Parapëlqime... . Te dritarja MundësiParapëlqime, klikoni mbi skedën Sync.
  2. Klikoni Rregulloni Firefox Sync
    Sync Setup 1
  3. Tek pjesa Kam tashmë një llogari Firefox Sync klikoni Lidhu dhe do të shfaqet kodi për shtimin e këti kompjuteri.
    Comp Code

Pjesa 3: Lidheni kompjuterin tuaj tjetër te llogaria juaj Sync

Kryeni këto hapa te kompjuteri i pjesës 1.

  1. Te pjesa Llogari Firefox Sync, klikoni mbi Shtoni një Pajisje dhe do të hapet një dritare Shtoni Pajisje.
    Figura "Shtoni Pajisje Win1" nuk ekziston.Figura "Shtoni Pajisje Mac1" nuk ekziston.Figura "Shtoni Pajisje Lin1" nuk ekziston.

  2. Jepni kodin te dritarja Shtoni Pajisje, ashtu si shfaqet te pajisja juaj e dytë. Mandej klikoni PasuesVazhdo.
    Figura "Shtoni Pajisje Win2" nuk ekziston.Figura "Shtoni Pajisje Mac2" nuk ekziston.Figura "Shtoni Pajisje Lin2" nuk ekziston.
  3. Kur kodi të jetë pranuar, do të shihni te Firefox-i një mesazh U lidh Pajisje dhe pajisja juaj do të fillojë menjëherë të njëkohësohet. Klikoni PërfundojeDone që të mbyllet dritarja e rregullimit dhe të shkoni prapa te paneli i Sync-ut.
    Figura "Shtoni Pajisje Win3" nuk ekziston.Figura "Shtoni Pajisje Mac3" nuk ekziston.Figura "Shtoni Pajisje Lin3" nuk ekziston.

Po kur nuk jam pranë kompjuterit tim parësor?

Kryeni këto hapa te kompjuteri i dytë që po provoni të shtoni te Firefox Sync-u.
Nëse po provoni që të shtoni një tjetër kompjuter te Firefox Sync-u dhe nuk jeni pranë kompjuterit tuaj parësor që të mund të jepni kodin, prapë mund të mbaroni punë duke dhënë të dhënat për llogarinë tuaj.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox te menuja (Mjete në Windows XP) dhe mandej klikoni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni ParapëlqimeNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Mundësi...Te shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni Parapëlqime...
  2. Klikoni te skeda Sync.
  3. Klikoni Rregulloni Firefox Sync-un dhe do të hapet një dritare e re.
  4. Nënr Kam tashmë një llogari Firefox Sync, klikoni Lidhu

  1. Prej skenës Shtoni një PajisjeLidhuni me Sync-un, klikoni Nuk e kam pajisjen me vete'tap Nuk jam pranë kompjuterit tim...
  2. Më pas, jepni Emrin e Llogarisë suaj (adresën email), Fjalëkalimin, Kyçin për te Sync-u dhe klikonibjerini Lidhu.
    Kyçi juaj për Sync-un është një varg i gjatë shenjash e që qe krijuar për ju kur rregulluat llogarinë tuaj në Sync. Mund ta gjeni duke ndjekur udhëzimet te Ku mund ta gjej Kyçin tim për Firefox Sync-un?

Pjesa 2: Lidheni kompjuterin tuaj tjetër te llogaria juaj Sync

Kryeni këto hapa në kompjuterin e dytë që po provoni ta shtoni te Firefox Sync-u.

  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Firefox Sync-ut, dhe klikoni Shtoje te Firefox-i.
  2. Kur të keni përfunduar instalimin e Firefox Sync-ut, klikoni Rinise Firefox-in. Firefox-i do të riniset me dritaren e Shtesave hapur.
  3. Te dritarja e Shtesave, klikoni MundësiParapëlqime që të hapni panelin Sync.

  1. Klikoni mbi Rregullim i Firefox Sync-ut
    Sync Setup 1
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari Firefox Sync
  3. Jepni adresën tuaj email dhe fjalëkalimin për te Sync, mandej klikoni Pasues
  4. Jepni Kyçin tuaj për te Sync-u dhe mandej klikoni Pasues
    Add comp 2
    Kyçi juaj për Sync-un është një varg i gjatë shenjash e që qe krijuar për ju kur rregulluat llogarinë tuaj në Sync. Mund ta gjeni duke ndjekur udhëzimet te Ku mund ta gjej Kyçin tim për Firefox Sync-un?
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni Përfundoje që të përfundohet shtimi i këtij kompjuteri te llogaria jua Sync.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.