Shtylla e kërkimeve
Shtylla e Kërkimeve është shtylla e tekstit që gjendet në cepin e sipërm djathtas të dritares së Firefox-it. Përmes përdorimit të shtyllës së Kërkimeve të Firefox-it, mund të përdorni motorët më popullorë të kërkimeve pa u dashur të vizitoni site-et e tyre web. Kur jepni një term te shtylla e Kërkimeve, kërkohet përmes motorit të kërkimeve të treguar aty, dhe përfundimet e kërkimit shfaqen në Firefox. Te paneli i Lundrimeve, shtylla e Kërkimeve shfaqet të cepin e sipërm djathtas.
- Për të përdorur motorin e kërkimit të treguar te shtylla e Kërkimeve, jepni një term te zona e dhënë, dhe shtypni EnterReturn. Shfaqen përfundimet e kërkimit.
Table of Contents
Lëvizja ose heqja e shtyllës së Kërkimeve
Shtylla e Kërkimeve mund të lëvizet ose hiqet përmes personalizimit të panelit.
Ripërmasimi i shtyllës së Kërkimeve
Mund ta rrisni ose zvogëloni madhësinë e shtyllës së Kërkimeve, duke e vendosur kursorin në të majtë të shtyllës së Kërkimeve, atje ku kursori shndërrohet në një shigjetë me dy skaje. Klikoni mbi të dhe tërhiqeni shigjetën djathtas ose majtas, që ta rrisni ose zvogëloni shtyllën e Kërkimeve.
Motorë kërkimesh të përfshirë
Si parazgjedhje, Firefox-i përfshin motorët vijues të kërkimeve, secili i përshtatshëm për një lloj të veçantë kërkimesh:
- Google për kërkim në web përmes Google-it
- Yahoo për kërkim në web përmes Yahoo-së
- Amazon.com për kërkim në site-in web të shitjeve Amazon.com
- Answers.com për kërkim në fjalorin dhe enciklopedinë online Answers.com
- Creative Commons për kërkim figurash, dokumentesh, dhe tjetër media, që mund të kihet për riprodhim dhe përdorime të tjera
- eBay për kërkim sendesh që shiten ose janë në ankand
- Wikipedia për kërkim në enciklopedinë e lirë online Wikipedia
Ndërrimi i motorëve të kërkimit
Emri i motorit veprues të kërkimit tregohet te shtylla e Kërkimeve dhe mund të kuptohet edhe nga ikona e vockël. Në shembullin vijues, motori veprues i kërkimeve është Google-i. Për ta ndryshuar motorin veprues të kërkimeve, klikoni shigjetën për poshtë në krah të ikonës së motorit të kërkimeve, dhe përzgjidhni një motor të ri kërkimesh.
Administrimi i motorëve të kërkimeve
Me ndihmën e Përgjegjësit të Motorëve të Kërkimeve, mund të shkarkoni dhe instaloni motorë kërkimesh shtesë për Firefox-in. Mund ta sjellë rasti që t'ju duhen motorë shtesë kërkimesh, për të kërkuar një lloj të caktuar lënde, fjala vjen artikuj enciklopedish, receta gatimesh, ose vargje këngësh.
- Për të hapur Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve, klikoni ikonën e motorit të kërkimit dhe përzgjidhni .
Shtim motorësh kërkimesh
Përmes Përgjegjësit të Motorëve të Kërkimeve
Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, mund të shtoni motorë të rinj kërkimesh që kanë hedhur në qarkullin një version për Firefox-in.
- Për të hapur Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve, klikoni ikonën e motorit të kërkimeve dhe përzgjidhni .
- Për të shtuar një motor kërkimesh, klikoni Merrni më tepër motorë kërkimesh.... Shfaqet faqja Mozilla Add-ons Search Engines.
- Për të shtuar një nga motorët e kërkimeve që shfaqen, klikoni butonin . Do të shfaqer dialogu Shtoni Motor Kërkimesh.
- Për të filluar me përdorimin e motorit të kërkimeve menjëherë pasi e shtuat, klikoni Fillo ta përdorësh menjëherë.
- Për të shtuar motorin e përzgjedhur të kërkimeve, klikoni .
- Motori i kërkimit tani mund të zgjidhet nga lista e motorëve të kërkimeve te shtylla e Kërkimeve.
Teksa vizitohet një site web
Disa site web ofrojnë motorë kërkimesh që mund t'i shtoni te Firefox-i. Këta motorë kërkimesh janë specifikë për ato site-e web.
- Për shembull, kur vizitoni site-in web YouTube, butoni i motorit të kërkimeve merr ngjyrë të ndritshme, për të treguar që site-i web ofron një motor kërkimi që mund të instalohet te Firefox-i:
- Për të shtuar motorin e kërkimeve të lidhura me një site të dhënë, hapni listën e motorëve të kërkimeve dhe përzgjidhni .
- Motori i kërkimeve shfaqet tani te lista e motorëve të kërkimit.
Heqja e një motori kërkimesh
- Klikoni ikonën e motorëve të kërkimeve dhe përzgjidhni , që të hapni Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve.
- Për të hequr një motor kërkimesh, përzgjidheni prej listës, dhe klikoni .
Nëse fshini padashur një motor parazgjedhje kërkimesh, klikoni që të rikthehen motorët parazgjedhje të kërkimeve.
- Nëse fshini padashur një motor kërkimesh që instaluat, duhet ta riinstaloni.
Rirenditja e motorëve të kërkimeve
- Klikoni ikonën e motorëve të kërkimeve dhe përzgjidhni , që të hapet Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve.
- Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, përzgjidhni motorin e kërkimeve që do të lëvizni. Për ta ngjitur më sipër në listë, klikoni . Për ta zritur më poshtë në listë, klikoni .
Fjalëkyça
Fjalëkyçat janë një mënyrë e lehtë për kërkim në site-e të dhënë web, drejt e nga shtylla e Vendeve te Firefox-i, në vend që të përdoret shtylla e Kërkimeve. Për shembull, mund t'i caktonit motorit të kërkimeve te Ebay fjalëkyçin ebay, mandej të shtypnit ebay llampa, dhe kështu do të kërkohet te ebay për llampa. Për më tepër të dhëna, shihni Fjalëkyça të Mençur.
Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, mund t'u caktoni motorëve të kërkimeve fjalëkyçe për t'i përdorur te shtylla juaj e kërkimeve.
- Klikoni ikonën e motorit të kërkimeve dhe përzgjidhni , që të hapni Përgjegjësin e Motorëve të Kërkimeve.
- Te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve, përzgjidhni motorin e kërkimeve të cilit do të donit t'i përshoqëroni një fjalëkyç.
- Klikoni mbi .
- Te dritarja Përpunoni Fjalëkyç, shtypni për atë motor kërkimesh fjalëkyçin si e doni, dhe klikoni .
Lista e Motorëve të Kërkimeve ka një shtyllë "fjalëkyça", ku mund të shihni fjalëkyçat për këdo motor kërkimesh të pranishëm në listë.
Këshilla kërkimesh
Nëse nevojitet, mund t'i lejoni Firefox-it t'ju paraqesë këshilla kërkimesh. Kur këshillat e kërkimeve janë të aktivizuara, ndërkohë që shtypni diçka te shtylla e Kërkimeve, Firefox-i ju paraqet një listë këshillash përputhjesh të mundshme bazuar në shkronjat që keni shtypur deri në atë çast. Në vend që të shtypni pjesën e mbetur të vargut për kërkim, mund të shqyrtoni listën për të gjetur në të çka po përpiqeni të kërkoni.
- Për aktivizimin e këshillave të kërkimit për krejt motorët e kërkimeve që keni instaluar, përzgjidhni Shfaq këshilla kërkimi te Përgjegjësi i Motorëve të Kërkimeve. Për më tepër të dhëna, shihni Këshilla kërkimi.

Firefox