X
Prekeni këtu që të kalohet te viersioni për celular i site-it.

Firefox

Ku mund ta gjej kodin për shtimin e një pajisje te Firefox Sync-un?

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Where can I find the code to add a device to Firefox Sync?

Kur provoni të shtoni një pajisje te Firefox Sync-u, do t'ju kërkohet kodi që ajo pajisje furnizon. Ky artikull do t'ju tregojë se si ta gjeni atë kod.

Kodet e rregulluar lehtë e të përshkruar në këtë artikull mund të përdoren vetëm me Firefox 4. Për të shtuar një pajisje te Sync nën Firefox 3.5 - 3.6 do t'ju duhet të jepni adresën tuaj email, fjalëkalimin dhe Kyçin për Sync-un, siç përshkruhet te Si ta shtoj një pajise te Firefox Sync?

Ku ta gjej kodin në një pajisje Android ose Maemo?

  1. Rrëshqisni gishtin majtas, i bini ikonës së rregullimeve dhe përzgjidhni skedën Parapëlqime
  2. Te ndarja Sync, i bini Lidhu
  3. Do të shfaqet kodi për shtimin e kësaj pajisjeje.
    Mobile Sync set up

Ku ta gjej kodin në një iPhone?

  1. Nisni Firefox Home dhe i bini Kam një Llogari Sync
  2. Do të shfaqet kodi për shtimin e kësaj pajisjeje.
    iPhone code

Ku ta gjej kodin në një kompjuter tjetër?

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox te menuja (Mjete në Windows XP) dhe mandej klikoni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni ParapëlqimeNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Mundësi...Te shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunim dhe përzgjidhni Parapëlqime... . Te dritarja MundësiParapëlqime, klikoni mbi skedën Sync.
  2. Klikoni Rregulloni Firefox Sync
    Sync Setup 1
  3. Tek pjesa Kam tashmë një llogari Firefox Sync klikoni Lidhu dhe do të shfaqet kodi për shtimin e këti kompjuteri.
    Comp Code

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

These fine people helped write this article: Besnik. You can help too - find out how.