Faqerojtësit dhe historiku nuk janë funksionalë
Ky artikull shpjegon çfarë të bëni nëse shihni mesazhin e gabimit "Faqerojtësit dhe historiku nuk janë funksionalë, ngaqë një prej kartelave të Firefox-it po përdoret nga një tjetër zbatim", sapo nisni Firefox-in.
A e shihni këtë mesazh gabimi kur nisni Firefox-in?
Kjo ndodh kur kartela (me emrin places.sqlite) që mban faqerojtësit tuaj dhe historikun e shfletimit nuk hapet dot nga Firefox-i. Ky artikull mbulon dy rrugëzgjidhje të mundshme.
Nëse nuk e shihni gabimin e mësipërm, atëherë do të duhej të provonit një nga këta artikuj më mirë:
- Faqerojtësit dhe butonat e panelit nuk po punojnë pas përditësimit
- Faqerojtës të Humbur
- Faqerojtës të paruajtur
- Mungojnë Mbrapsht dhe Para, ose të tjerë elemente paneli
Table of Contents
Zgjidhje 1: Rinisni kompjuterin tuaj
Shkaqet më të rëndomta të këtij gabimi janë përdorimi i kartelës nga ndonjë program tjetër ose një problem me vetë kartelën, i shkaktuar kur kompjuteri është fikur papritmas (bie fjala, nga ndërprerja e energjisë). Lajmi i mirë këtu është që shumicën e rasteve, thjesht një nisje e kompjuterit tuaj dhe mandej rinisja e Firefox-it janë zgjidhje për të dy problemet.
Zgjidhja 2: Krijoni një bazë të re të dhënash për vendet
Nëse rinisja e kompjuterit tuaj nuk bën gjë, këtë mund ta ndreqni duke e bërë Firefox-in t'ju krijojë një bazë të re të dhënash për vendet. Mos u merakosni, nuk është aq e vështirë sa duket.
Pjesa 1 – Hapni dosjen tuaj të profilit
- (Firefox 3.0 dhe 3.5): Shihni Ku ta gjeni profilin tuaj.
- (Firefox 3.6):
- Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni . Do të hapet skeda Të Dhëna Diagnostikimi.
- Te ndarja Baza Zbatimi, klikoni mbi . Do të hapet një dritare me kartelatdosjen e profilit tuaj.
- Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë , kaloni te menuja (te Windows XP, klikoni mbi menunë ) dhe përzgjidhni . Do të hapet skeda Të Dhëna Diagnostikimi.
- Te ndarja Baza Zbatimi, klikoni mbi . Do të hapet një dritare me kartelatdosjen e profilit tuaj.
Pjesa 2 – Krijoni bazën e të dhënave
- Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin (menunë nën Windows XP) dhe mandej klikoni Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Te shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni . Prisni deri sa Firefox-i të jetë mbyllur plotësisht.
- Te dosja e profilit të Firefox-it, gjeni dhe riemërtoni kartelat places.sqlite dhe places.sqlite-journal (në pastë).
- Për të riemërtuar një kartelë, djathtasklikoni mbi të dhe përzgjidhni Riemërto te menujaklikoni një herë mbi të për ta përzgjedhur dhe mandej klikoni sërish te emri i kartelës për ta bërë të përpunueshëm. Mandej shtoni .old në fund të emrit të saj.
- Së fundi, rihapeni Firefox-in.
- Kur Firefox-i të rihapet, do të krijojë një bazë të re të dhënash për vendet. Historiku juaj i shfletimit do të humbë, por Firefox-i do të importojë vetvetiu faqerojtësit tuaj prej kartelës kopjeruajtje më të freskët.
- Nëse faqerojtësit tuaj nuk u rikthyen pas krijimit të një baze të re të dhënash për vendet, provoni hapat e artikullit Faqerojtës të Humbur.
Ndihmë! Kjo nuk e ndreqi problemin tim.
Ky problem ka simptoma që janë të ngjashme me ato të një numri problemesh të tjerë. Ndoshta ndonjë prej këtyre artikujve e përshkruan më mirë problemin tuaj.
