Ky artikull mund të jetë i vjetruar.
Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Pinned Tabs - keep favorite websites open and just a click away
Skedat e Zbatimeve ju lejojnë të mbani përherë hapur zbatimet tuaja të parapëlqyera web, të tilla si Facebook, Gmail dhe Twitter, hapur dhe një klikim larg jush. Skedat e Zbatimeve janë të vogla, nuk mbyllen dot aksidentalisht dhe hapen vetvetiu kur nisni Firefox-in. Ky artikull merret me veçoritë e Skedave të Zbatimeve dhe do t'ju tregojë si t'i përdorni ato.
Table of Contents
Pse do të duhej të përdorja Skeda Zbatimesh?
Interneti sot është plot site web që më tepër i përdorim si programe, se sa si faqe statike. Site-e të njohur si Facebook dhe Gmail janë shembuj të tillë – përdoren për të kryer punë, përditësojnë vetveten dhe ju njoftojnë kur kanë ndryshime. Skedat e Zbatimeve ju lejojnë ta fiksoni një site web të tillë në anën e majtë të shtyllës së skedave, që ta keni gjithmonë hapur e të gatshëm.
Si ta krijoj një Skedë Zbatimesh?
Rruga më e lehtë për të parë se sa të dobishme janë Skedat e Zbatimeve është të krijohet një e tillë.
- DjathtasklikoniControl-click mbi një skedë që doni ta shndërroni në një Skedë Zbatimesh dhe përzgjidhni prej menusë .
Provojeni: Provoni të shndërroni një nga site-et tuaj të parapëlqyer web (email, radio internet, rrjete shoqërorë) në një Skedë Zbatimesh. Janë të kollajtë për t'u krijuar dhe super të dobishëm.
Si ta heq një Skedë Zbatimesh?
Kthimi i një Skede Zbatimesh në një skedë të zakonshme është e thjeshtë.
- DjathtasklikoniControl-click mbi Skedën e Zbatimit dhe përzgjidhni prej menusë zërin .
Nga ndryshojnë Skedat e Zbatimeve nga skedat normale?
- Skedat e Zbatimeve janë të vockla – shfaqin vetëm ikonën e site-it, jo titullin e tij – dhe gjenden në anën e majtë të shtyllës së skedave.
- Skedat e Zbatimeve nuk kanë buton mbylljeje, kështu që nuk mund t'i mbyllni aksidentalisht.
- Mundeni t'i mbyllni duke djathtasklikuarControl-clicking mbi to dhe duke përzgjedhur prej menusë zërin .
- Skedat e Zbatimeve ju njoftojnë me një theksim në ngjyrë blu, kur ka ndryshime në to.
- Nëse e keni bërë, për shembull, Gmail-n një Skedë Zbatimesh, dhe jeni duke përdorur një skedë tjetër, skeda juaj e Gmail-it do të ndriçojë, kur të merret një email i ri.
- Krejt Skedat e Zbatimeve që keni caktuar do të hapen si Skeda Zbatimesh kur të rinisni Firefox-in.
- Lidhjet për te site-e të rinj web hapen në skeda, e kështu Skeda juaj e Zbatimeve nuk preket.
- Mjaft zbatime web, fjala vjen Facebook-u, e bëjnë tashmë këtë, por një Skedë Zbatimesh do ta bëjë këtë edhe kur site web nuk është regulluar për të bërë një gjë të tillë.
Skedat e Zbatimeve në Grupe Skedash
Grupe Skedash (e njohur edhe si Panorama) janë një rrugë e bukur për të sistemuar dhe grupuar skedat tuaja. Te dritarja e Grupeve të Skedave Skedat tuaja të Zbatimeve përfaqësohen nga ikona e site-it, në të djathtë të secilit grup skede.