X
Prekeni këtu që të kalohet te viersioni për celular i site-it.

Firefox

Çfarë janë Skedat e Zbatimeve

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Pinned Tabs - keep favorite websites open and just a click away

Skedat e Zbatimeve ju lejojnë të mbani përherë hapur zbatimet tuaja të parapëlqyera web, të tilla si Facebook, Gmail dhe Twitter, hapur dhe një klikim larg jush. Skedat e Zbatimeve janë të vogla, nuk mbyllen dot aksidentalisht dhe hapen vetvetiu kur nisni Firefox-in. Ky artikull merret me veçoritë e Skedave të Zbatimeve dhe do t'ju tregojë si t'i përdorni ato.

Ky artikull vlen vetëm për Firefox 4, të cilin mund ta shkarkoni prej mozilla.com.

Pse do të duhej të përdorja Skeda Zbatimesh?

Interneti sot është plot site web që më tepër i përdorim si programe, se sa si faqe statike. Site-e të njohur si Facebook dhe Gmail janë shembuj të tillë – përdoren për të kryer punë, përditësojnë vetveten dhe ju njoftojnë kur kanë ndryshime. Skedat e Zbatimeve ju lejojnë ta fiksoni një site web të tillë në anën e majtë të shtyllës së skedave, që ta keni gjithmonë hapur e të gatshëm. App Tab example

Si ta krijoj një Skedë Zbatimesh?

Rruga më e lehtë për të parë se sa të dobishme janë Skedat e Zbatimeve është të krijohet një e tillë.

  1. DjathtasklikoniControl-click mbi një skedë që doni ta shndërroni në një Skedë Zbatimesh dhe përzgjidhni prej menusë Fiksoje si Skedë Zbatimi.


Provojeni: Provoni të shndërroni një nga site-et tuaj të parapëlqyer web (email, radio internet, rrjete shoqërorë) në një Skedë Zbatimesh. Janë të kollajtë për t'u krijuar dhe super të dobishëm.

Si ta heq një Skedë Zbatimesh?

Kthimi i një Skede Zbatimesh në një skedë të zakonshme është e thjeshtë.

  1. DjathtasklikoniControl-click mbi Skedën e Zbatimit dhe përzgjidhni prej menusë zërin Çfiksoje Skedën.

Nga ndryshojnë Skedat e Zbatimeve nga skedat normale?

  • Skedat e Zbatimeve janë të vockla – shfaqin vetëm ikonën e site-it, jo titullin e tij – dhe gjenden në anën e majtë të shtyllës së skedave.
  • Skedat e Zbatimeve nuk kanë buton mbylljeje, kështu që nuk mund t'i mbyllni aksidentalisht.
    • Mundeni t'i mbyllni duke djathtasklikuarControl-clicking mbi to dhe duke përzgjedhur prej menusë zërin Mbylle Skedën.
  • Skedat e Zbatimeve ju njoftojnë me një theksim në ngjyrë blu, kur ka ndryshime në to.
    • Nëse e keni bërë, për shembull, Gmail-n një Skedë Zbatimesh, dhe jeni duke përdorur një skedë tjetër, skeda juaj e Gmail-it do të ndriçojë, kur të merret një email i ri.
  • Krejt Skedat e Zbatimeve që keni caktuar do të hapen si Skeda Zbatimesh kur të rinisni Firefox-in.
  • Lidhjet për te site-e të rinj web hapen në skeda, e kështu Skeda juaj e Zbatimeve nuk preket.
    • Mjaft zbatime web, fjala vjen Facebook-u, e bëjnë tashmë këtë, por një Skedë Zbatimesh do ta bëjë këtë edhe kur site web nuk është regulluar për të bërë një gjë të tillë.

Skedat e Zbatimeve në Grupe Skedash

Grupe Skedash (e njohur edhe si Panorama) janë një rrugë e bukur për të sistemuar dhe grupuar skedat tuaja. Te dritarja e Grupeve të Skedave Skedat tuaja të Zbatimeve përfaqësohen nga ikona e site-it, në të djathtë të secilit grup skede.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

These fine people helped write this article: Besnik. You can help too - find out how.