Baza shfletimi
Hera e parë me Firefox? Keni ardhur në vendin e duhur. Ky artikull mbulon krejt gjërat bazë dhe do t'ju lejojë t'ia filloni në pak minuta. Ai përmban gjithashtu shumë lidhje për te artikuj të tjetë të mirë që mund të doni t'i shihni më vonë.
Table of Contents
Shfletim në web
Caktimi i faqes suaj hyrëse
Caktimi i faqes suaj hyrëse në Firefox është i kollajtë. Thjesht tërhiqeni ikonën e site-it te butoni Hyrje. Për më tepër të dhëna rreth faqes tuaj hyrëse dhe rregullimit se çfarë shfaqin skedat kur hapni Firefox-in, shihni Si të caktohet faqja hyrëse.
Faqeruajtje njëklikimshe
Për të krijuar një faqerojtës, klikoni mbi ikonën yll te shtylla e Vendeve. Kaq! Për më tepër rreth përdorimit të faqerojtësve, përfshi etiketim dhe sistemim të tyre, shihni Si t'i përdor faqerojtësit?
Gjetja e gjithçkaje me Shtyllën e Mahnitshme
Na pëlqen ta quajmë shtyllën e Vendeve në Firefox, "Shtylla e Mahnitshme" ngaqë kur filloni e shtypni emrin ose adresën e një site-i web ku keni qenë më parë, e gjen për ju sa hap e mbyll sytë. Dhe sa më shumë e përdorni, aq më i mirë bëhet. Për të mësuar më tepër marifete me Shtyllën e Mahnitshme, përfshi kërkim nëpër skedat që keni të hapura dhe në web, shihni Vetëplotësim shtylle vendesh.
Kërkim në web
Kërkoni në web përmes site-it tuaj të parapëlqyer për kërkime, drejt e nga shtylla e Kërkimeve të Firefox-it. Thjesht klikoni ikonën majtas që të kaloni nga një motor kërkimi në një tjetër. Mësoni më tepër marifete kërkimi nga artikulli Shtyllë kërkimesh.
Skeda, skeda, skeda!
Skedat ju lejojnë të mbani të hapur disa site-e web njëherësh brenda bhë dritareje të vetme, duke shmangur rrëmujën në ekran dhe duke lehtësuar kështu kalimin nga një site te një tjetër.
Për të hapur një skedë të re, klikoni butonin e skedave të reja (+) në anën e djathtë të skedës së fundit.
Për të mësuar më tepër se si të punohet me skedat, shihni, Shfletim me skeda
Skeda Zbatimesh
Skedat e Zbatimeve ju lejojnë t'i mbani hapur zbatimet tuaj të parapëlqyer web, të tillë si Facebook, Gmail apo Twitter, dhe vetëm një klikim larg. Për të krijuar një Skeda Zbatimesh, djathtasklikonicontrol-click mbi një skedë dhe përzgjidhni prej menusë zërin . Për të mësuar më tepër se si funksionojnë Skedat e Zbatimeve, shihni Çfarë janë Skedat e Zbatimeve?
Grupe Skedash
Skedat janë shumë të përshtatshme dhe Grupet e Skedave (të njohur edhe si Panorama) janë një rrugë e volitshme për t'i mbajtur ato të sistemuara. Përmes Grupeve të Skedave mund të gruponi në mënyrë pamore skeda të afërta me njëra-tjetrën, të hidheni nga një grup në tjetrin dhe të kërkoni shpejt nëpër krejt skedat tuaja.
Për të krijuar një grup skedash, klikoni butonin për krejt skedat në cepin e sipërm djathtas të shiritit të skedave dhe përzgjidhni . Për hollësi, shihni Çfarë janë Grupet e Skedave?
Të qenët i mbrojtur
Kontroll i atypëratyshëm ID-je site-i web
Firefox-i ka një sistem me ngjyra kod që e bën të lehtë të kontrollohen site-e të dyshuar dhe të shmangen sajesat Web. Thjesht klikoni te butoni në të majtë të adresës së site-it. Butoni i gjelbër për identitet site-i tregon që lidhja juaj është e sigurt dhe që të zotët e site-it web janë ata që prisni të jenë. Banka juaj, për shembull, do të duhej të shfaqte një buton të gjelbër. Për të mësuar më tepër, shihni Buton Identiti Site-i.
Thuajuni site-eve web të reshtin së gjurmuari ju
Mjaft site-e web të mëdhenj e gjurmojnë sjelljen e vizitorit dhe mandej këto të dhëna i shesin ose ua ofrojnë shoqërive të tjera (fjala vjen, atyre të reklamave). Firefox-i përmban një mekanizëm Mos-Gjurmo, që ju lejon t'i tregoni site-eve web që nuk dëshironi të gjurmohet sjellja juaj gjatë shfletimeve. Për më tepër të dhëna rreth gjurmimit dhe rreth se si të aktivizohet ky mekanizëm, shihni Si t'i ndal site-et web të më gjurmojnë?
Shfletim Vetjak
Veçoria e Shfletimit Vetjak në Firefox ju lejon të shfletoni në Internet pa ruajtur në kompjuterin tuaj ndonjë të dhënë rreth se cilët site-e dhe cilat faqe keni vizituar.
Për të filluar Shfletim Vetjak, shkoni në krye të dritares së Firefox-it, shtyllën e menuve, klikoni menunë (menunë në Windows XP), menunë menunë dhe përzgjidhni . Për të mësuar më tepër, lexoni artikullin Shfletim Vetjak.
Përshtatja e Firefox-it me Shtesa
Shtesat janë si punë zbatimesh që i instaloni për t'i shtuar gjëra Firefox-it. Mund të shtoni shtesa që bëjnë krahasime çmimesh, që kontrollojnë motin, që ndryshojnë pamjen e Firefox-it, për të dëgjuar muzikë, madje edhe për të përditësuar profilin tuaj në Facebook. Për të mësuar më tepër rreth Shtesave dhe se si t'i instaloni ato, shihni Përshtatja e Firefox-it me shtesa.
Persona
Persona-t ju lejojnë të personalizoni kollaj pamjen e Firefox-it tuaj. Provoni ca prej tyre te getpersonas.com.
Jini i Njëkohësuar
Firefox Sync ju lejon të hyni në mënyrë të sigurt te historiku juaj, faqerojtësit, skedat dhe fjalëkalimet tuaja, nga secila prej pajisjeve tuaja që ka të instaluar Firefox-in. Shihni, Çfarë është Firefox Sync? që të mësoni më tepër ose thjesht shkoni drejt e te njëkohësimi i kompjuterave tuaj, pajisja juaj Android ose iPhone-i juaj.
Jini i përditësuar
Mbajtja e përditësuar e gjithçkaje është pjesë e rëndësishme e pasjes në formë të shkëlqyer të Firefox-it dhe kompjuterit tuaj. Dhe, teksa Firefox-i është formësuar të kontrollojë vetvetiu për përditësime, përherë mundeni të kontrolloni për të parë nëse keni versionin e fundit, duke shkuar në krye të dritares së Firefox-itte shtylla e menuve, klikoni te menuja , kaloni te menuja dhe përzgjidhni menunë , mandej përzgjidhni .
Nën Windows XP: Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni .
Për më tepër të dhëna, shihni Përditësimi i Firefox-it.
Kontrollojini shtojcat
Mos harroni të kontrolloni nëse shtojcat tuaja kanë nevojë të përditësohen. Shtojcat e vjetruara mund të shkaktojnë lloj-lloj problemesh. Shkoni te kontroll Shtojcash i Mozilla-s tani.

Firefox