Back

Shtojca Adobe Flash është bllokuar | Diagnostikim

Shtojca Adobe Flash është bllokuar

Ky artikull vlen vetëm për Firefox 4, të cilin mund ta shkarkoni prej mozilla.com.

Mesazhi Shtojca Adobe Flash u vithis duket kur shtojca Flash ndalon papritmas punën e vet. Thjesht ringarkoni faqen që të riniset shtojca dhe të shfaqet sërish videoja (ose loja, animacioni, etj.).

Në Windows dhe Linux, Firefox-i (version 3.6.44 dhe të mëvonshmit) shtojcat si Flash-i i xhiron në një proces ndaras (shihni Çfarë është plugin-container). Kjo u bë që të parandalohet vithisja e Firefox-it, kur resht së punuari një shtojcë e dhënë. Ky artikull mbulon atë çfarë mund të bëni që të shmangni vithisjet e shtojcës Flash.

1a333675fb4220c04a52e70a4482ff12-1277426661-759-1.png

Përditësoni Flash-in

Versionet më të reja të Flash-it i bie të punojnë më mirë dhe të vithisen më rrallë. Që të siguroheni se keni versionin më të ri të Flash-it, vizitoni faqen e Mozilla-s për Kontroll Shtojcash. Nëse thotë se lypset të përditësohet Flash-i, instaloni dorazi versionin më të ri duke përdorur hapat më poshtë.

  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com dhe shkarkoni instaluesin e Flash-it.
  2. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox (menunë File nën Windows XP) dhe mandej klikoni DilTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dil nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni DilNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë File dhe përzgjidhni DilTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Dil nga FirefoxNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni Dil.
  3. Hapeni kartelën që shkarkuat (pra install_flash_player.exe), mandej ndiqni udhëzimet e instaluesit.
  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com dhe shkarkoni instaluesin e Flash-it.
    Shënim: Lojtësi më i ri Flash nuk i mbulon më makinat Mac PPC. Në vend të tij përdorni Flash 10.1.102.64 që mund ta gjeni te kjo arkivë
  2. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox (menunë File nën Windows XP) dhe mandej klikoni DilTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dil nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni DilNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë File dhe përzgjidhni DilTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Dil nga FirefoxNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni Dil.
  3. Hapeni kartelën që shkarkuat (pra install_flash_player_osx_ub.dmg).
  4. Te Finder, hapni Install Adobe Flash Player.app që të nisni instaluesin, mandej ndiqni udhëzimet e instaluesit.
  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com dhe shkarkoni instaluesin e Flash-it.
  2. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox (menunë File nën Windows XP) dhe mandej klikoni DilTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dil nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni DilNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë File dhe përzgjidhni DilTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Dil nga FirefoxNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni Dil.
  3. Hapeni kartelën që shkarkuat (pra install_flash_player_osx_ub.dmg).
  4. Te Finder, hapni Install Adobe Flash Player.app që të nisni instaluesin, mandej ndiqni udhëzimet e instaluesit
  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com.
  2. Kur të pyeteni, ruajeni kartelën install_flash_player_10_linux.tar.gz.
  3. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox (menunë File nën Windows XP) dhe mandej klikoni DilTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dil nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni DilNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë File dhe përzgjidhni DilTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox dhe përzgjidhni Dil nga FirefoxNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe përzgjidhni Dil.
  4. Hapni një dritare Terminali (në Gnome, klikoni mbi menunë Zbatime, përzgjidhni Accessories, dhe mandej përzgjidhni Terminal.)
  5. Te dritarja e Terminalit, kaloni te drejtoria në të cilën ruajtët kartelën që shkarkuat (p.sh. cd /home/user/Downloads).
  6. Përftoni libflashplayer.so prej kartelës që shkarkuat, përmes urdhrit tar -zxvf install_flash_player_10_linux.tar.gz.
  7. Si superpërdorues, kopjoni kartelën e përftuar, libflashplayer.so, te nëndrejtoria plugins e drejtorisë ku keni instaluar Firefox-in. Për shembull, nëse Firefox-i është installuar te /usr/lib/mozilla, përdorni urdhrin sudo cp libflashplayer.so /usr/lib/mozilla/plugins dhe mandej, kur t'ju kërkohet, jepni fjalëkalimin tuaj për superpërdoruesin.

    0a85171f1802a3b0d9f46ffb997ddc02-1260326970-447-1.png

Për më tepër ndihmë, shihni Administrimi i shtojcës Flash.

Përditësoni Firefox-in

Versioni më i ri i Firefox-it përfshin krejt ndreqjet më të reja për probleme sigurie dhe qëndrueshmërie. Duke u siguruar se e keni të përditësuar, do t'ju ndihmonte që ta mbani kompjuterin tuaj të sigurt dhe në funksionim të shkëlqyer.

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë NdihmëFirefoxNdihmëFirefox, kaloni te menuja Ndihmë dhe përzgjidhni menunë Rreth Firefox-it, e mandej përzgjidhni Kontrollo për Përditësime...Rreth Firefox-it
    Nën Windows XP: Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhnit Rreth Firefox-it
  1. Do të hapet dritarja Rreth Mozilla Firefox-it dhe Firefox-i do të fillojë të kontrollojë për përditësime. Nëse ka përditësime të gatshme, ato do të fillojnë të shkarkohen vetvetiu. Nëse Firefox-i është i përditësuar, thjesht mbylleni dritaren Rreth Mozilla Firefox-it.
  2. Pasi të jenë shkarkuar përditësimet e të jenë gati për t'u instaluar, klikoni Zbatoje Përditësimin dhe Firefox-i do të riniset e përditësimet do të instalohen.
  1. Do të hapet dritarja Përditësim Software-i. Nëse ka përditësime të gatshme, klikoni Merr Versionin e Ri që të fillojë procesi. Nëse nuk ka përditësime të gatshme, klikoni PërfundojeU bë që të mbyllet dritarja.
  2. Kur procesi i instalimit të jetë plotësuar, lypset të rinisni Firefox-in. Që të mbyllni Firefox-in dhe ta rihapni atë, klikoni Rinise Firefox-in.


Për më tepër ndihmë rreth këtyre, shihni Përditësimi i Firefox-it.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

These fine people helped write this article: Besnik. You can help too - find out how.

Ndihmë për: